njoftime Projekte

Projekti HAWKING pionier në transformimin digjital në arsimin e lartë për studentët me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor

ERASMUS-EDU-2023-CBHE

Project number: 101128741

Harvesting (digital) Alternation in Ways that Knock-down Inaccessibility of New Generations/HAWKING

Kontakt për UV-në: Assoc. Prof. Bledar Toska

Projekti HAWKING pionier në transformimin digjital në arsimin e lartë për studentët me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor

Përmes një iniciative novatore të frymëzuar nga qëndresa e Dr. Steven Hawking, projekti HAWKING (Harvesting (digital) Alternation in Ways that Knock-down Inaccessibility of New Generations) i përkushtohet revolucionarizimit të peizazhit në arsimin e lartë për individët me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor. Me lider Universitetin e Malit të Zi, ky projekt trevjeçar “Erasmus+KA2 CBHE strand 2”, 2023-2026, synon të adresojë pabarazitë e thella me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht në drejtim të arsimimit dhe mundësive të punësimit në rajon.

Fokusi kryesor i projektit HAWKING është të promovojë transformimin digjital në arsimin e lartë përmes optikës së të drejtës sociale, duke theksuar barazinë, drejtësinë dhe aksesin për studentët me aftësi të kufizuara. Duke bashkëpunuar me institucione të arsimit të lartë dhe organizatat civile në një partneritet që përfshin pesëmbëdhjetë institucione, shtatë IAL përfituese të Ballkanit Perëndimor: Universiteti i Malit të Zi, koordinatori i projektit dhe Universiteti Adriatik nga Mali i Zi, Universiteti i Tuzlës, Universiteti i Bijeljinës dhe Universiteti i Sarajevës Lindore nga Bosnja dhe Hercegovina, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë dhe Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë nga Shqipëria, pesë IAL nga BE-ja dhe vende të treta të asociuara me programin:  Universiteti i Mariborit, Slloveni, Universiteti i Konias, Turqi , Universiteti i Madeiras, Portugali, Kolegji i Trajnimit të Mësuesve dhe Informatikës së Biznesit – Sirmium, Sremska Mitrovica, Serbi, Instituti i Ballkanit Perëndimor/WEBIN, Serbi, Universiteti i Nikosias, Qipro, dhe dy OJQ nga vende të Ballkanit Perëndimor: Qendra Pedagogjike e Malit të Zi dhe Organizata e të Amputuarve/UDAS, Bosnjë dhe Hercegovinë, HAWKING kërkon të përmirësojë aftësitë digjitale dhe përfshirjen, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe social të këtyre vendeve. Konsorciumi përfshin staf që vijnë nga fusha të ndryshme si: shkencat natyrore, matematika, teknologjitë digjitale, arsimi përfshirës dhe shkencat sociale për të adresuar çështjet e projektit në mënyrë gjithëpërfshirëse. Si i tillë, projekti fokusohet në krijimin e lidhjeve të forta ndërmjet universiteteve dhe komuniteteve përmes angazhimit me partnerë joakademikë si shkollat dhe bashkitë.

Një nga objektivat parësorë të projektit HAWKING është krijimi i mekanizmave gjithëpërfshirës të tranzicionit digjital nga arsimi i mesëm në atë të lartë, me një theks të veçantë te studentët me aftësi të kufizuara në institucionet partnere të arsimit të lartë (IAL). Për më tepër, projekti synon të përmirësojë mjedisin institucional dhe infrastrukturor në IAL-të partnere për të përmirësuar metodologjitë gjithëpërfshirëse të mësimdhënies dhe për të kapërcyer hendeqet në digjitalizim të arsimit dhe në ofrimin e mbështetjes.

Veçanërisht, projekti HAWKING përputhet me qëllimet më të gjera të promovimit të arsimit gjithëpërfshirës, barazisë dhe drejtësinë në arsimin e lartë, me një fokus të veçantë në adresimin e hendekut gjinor në aftësitë digjitale. Duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe duke ndarë praktikat më të mira, HAWKING synon të kapërcejë sfida të tilla si aksesi i kufizuar për studentët me aftësi të kufizuara në IAL-të e Ballkanit Perëndimor dhe pabarazia në asistencën për studime për shkak të mospërdorimit të mjeteve dhe shërbimeve digjitale.

 

Nëpërmjet gjashtë paketave të strukturuara, projekti HAWKING do të japë rezultate konkrete, duke përfshirë sesione trajnimi, seminare, vendosjen e shërbimeve mbështetëse gjithëpërfshirëse, optimizimin e mjeteve dhe materialeve digjitale arsimore dhe përmirësimin e metodologjive të mësimdhënies gjithëpërfshirëse. Duke i dhënë përparësi një qasjeje të përqendruar te njeriu dhe duke theksuar aspektet etike në kërkimin akademik, HAWKING synon ta bëjë teknologjinë mundësues të arsimit gjithëpërfshirës, duke krijuar një të ardhme më demokratike dhe gjithëpërfshirëse për arsimin e lartë në rajon.

Për më shumë informacion në lidhje me projektin HAWKING dhe ndikimin e tij në arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor, vizitoni faqen e internetit të projektit dhe qëndroni të sintonizuar për përditësime mbi iniciativat tona në vazhdim.


ERASMUS-EDU-2023-CBHE

Project number: 101128741

Harvesting (digital) Alternation in Ways that Knock-down Inaccessibility of New Generations/HAWKING

Contact for UV: Assoc. Prof. Bledar Toska

HAWKING Project Pioneers Digital Transformation in Higher Education for Students with Disabilities in the Western Balkans

In a groundbreaking initiative inspired by the resilience of Dr. Steven Hawking, the HAWKING (Harvesting (digital) Alternation in Ways that Knock-down Inaccessibility of New Generations) project is set to revolutionize the landscape of higher education for individuals with disabilities in the Western Balkans. Led by the University of Montenegro, this three-year Erasmus+KA2 CBHE strand 2 project (2023-2026) aims to address the profound disparities faced by people with disabilities, particularly in terms of education and employment opportunities in the region.

The core focus of the HAWKING project is to promote digital transformation in higher education through a lens of social justice, emphasizing equality, equity, and accessibility for students with disabilities. By collaborating with higher education institutions and community organizations in a partnership involving 15 institutions, 7 beneficiary WB HEIs—University of Montenegro, the project coordinator and University Adriatic from Montenegro, University of Tuzla, Bijeljina University, and University of East Sarajevo from Bosnia and Herzegovina, University of Vlora “Ismail Qemali” and University of Korça “Fan S. Noli” from Albania, 5 EU and third country associated to the programme HEIs—University of Maribor, Slovenia, University of Konya, Turkey, University of Madeira, Portugal, Teacher Training and Business Informatics College – Sirmium, Sremska Mitrovica, Serbia, Western Balkans Institute/WEBIN, Serbia, University of Nicosia, Cyprus, and 2 NGOs from WB countries—Pedagogical Center of Montenegro and the Organization of Amputees/UDAS, Bosnia and Herzegovina, HAWKING seeks to enhance digital skills and inclusivity, thereby contributing to the economic and social development of these countries. The consortium consists of staff with diverse backgrounds in fields like natural sciences, mathematics, digital technologies, inclusive education, and social sciences to address project issues comprehensively. As such, the project focuses on establishing strong links between universities and communities through engagement with non-academic partners like schools and municipalities.

One of the primary objectives of the HAWKING project is to establish inclusive digital transition mechanisms from secondary to higher education, with a specific emphasis on students with disabilities at partner Higher Education Institutions (HEIs). Additionally, the project aims to improve the institutional and infrastructural environment at partner HEIs to enhance inclusive teaching methodologies and bridge digitalization gaps in education and support provision.

Notably, the HAWKING project aligns with broader goals of promoting inclusive education, equality, and equity in higher education, with a specific focus on addressing gender gaps in digital literacy. By fostering cooperation among institutions and sharing best practices, HAWKING aims to overcome challenges such as limited access for students with disabilities in Western Balkans HEIs and the inequality in study assistance due to underutilization of digital tools and services.

Through six structured work packages, the HAWKING project will deliver concrete outcomes, including training sessions, workshops, the establishment of inclusive support services, the optimization of digital educational tools and materials, and the enhancement of inclusive teaching methodologies. By prioritizing a human-centered approach and emphasizing ethical considerations in academic research, HAWKING aims to make technology an enabler of inclusive education, creating a more democratic and inclusive future for higher education in the region.

For more information about the HAWKING project and its impact on higher education in the Western Balkans, visit our project webpage and stay tuned for updates on our ongoing initiatives.