Thirrje për bursa trajnim për mësimdhënie/trajnim për stafin akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA171 International Credit Mobility në Universitetin Politeknik të Kartagjenës në Spanjë (Polytechnic University of Cartagena).
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Kartagjenës në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënie/ trajnim.
Lloji i mobilitetit për Shqipërinë përfshin:
- Shkëmbimin e stafit akademik, i cili lidhet me fushat:
- 0710 Engineering
- 061 Telecom
- 0716 Naval Engineering
- 0410 Business
- 1015 Tourism
- Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ për trajnim.
- Kohëzgajtja 5+2 ditë.
- Numri i mobiliteteve: 2
- Dieta ditore: 160 Euro/ditë
- Periudha e mobilitetit: Viti akademik 2024-2025
- Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë
sipas linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikim për mobilitet mësimdhënie:
- Stafi akademik me kohë të plotë në UV.
- Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.
Kriteret për aplikim për trajnim:
Staf ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në UV.
Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
- Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik/administrativ.
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
- Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Kritere shtesë:
- Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës (minimalisht niveli B2).
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 22/05/2024
Procedura e përzgjedhjes:
- Faza e Nominimit
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- SPMJ do të dërgojë pranë UPCT-së 2-4 kandidatët më të mirë të stafit.
- Faza e përzgjedhjes nga universiteti pritës
- Përzgjedhja finale e stafit që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Politeknik i Kartagjenës.
Një informacion rreth Universitetit Politeknik të Kartagjenës do të gjeni në linkun https://www.upct.es/
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!