Në kuadër të anëtarësisë të UV-vë në rrjetin Europian ETEN që prej vitit të kaluar, një grup përfaqësues nga institucioni mori pjesë në konferencën e asamblesë vjetore të rrjetit ETEN, në 16-19 Prill 2024, zhvilluar në Universitetin e Stenden, Leeuwarden, Hollandë me titullin origjinal: Embracing Linguistic and Cultural Diversity Annual Meeting/Conference of the European Teacher Education Network (ETEN)
Rrjeti dhe platforma ETEN është një vend për promovimin dhe dokumentimin e konferencave në fushën e edukimit europian të mësuesve duke punuar ngushtë me universitetet. Përfaqesuesit kryesore te IAL-ve sipas grupit TIG dhe ECO ishin përgjegjës për mënyrën se si ata prezantuan universitetin e tyre para akademisë europiane, megjithëse një marketing më i mire mund të jetë i nevojshëm në të ardhmen.
Seksionet shkencore dhe akademike u prezantuan ne Journal ETEN dhe u redaktuan nga Michel Hogenes. JETEN si reviste akademike tashme pranohet nga DOAJ (Directory of Open Access Journals). Tani për tani ka më shumë se 120 artikuj të botuar në JETEN dhe redaktorët e mëparshëm bënë përpjekje të mëdha për të ngritur dhe ruajtur standardin akademik të revistës. ETEN ka një fytyrë të dyfishtë: mund të kombinojë kërkimin akademik me rrjetëzimin përmes shkëmbimit të përvojave.
Aktivitetet e Shkëmbimit ishin shumë të rëndësishme. Mobilitetet e studenteve dhe stafit jashtë vendit ishte thelbi i diskutimit ne konference te ETEN. Ndoshta jetojmë në një kohë të mbingarkesës së informacionit, ndoshta studentët janë në gjendje t’i rregullojnë vetë studimet e tyre ndërkombëtare. U diskutuan problemet e komunikimit ndërmjet ECO-ve dhe zyrave ndërkombëtare në disa universitete – ku janë shembujt e suksesshëm. COIL është një ide e ardhshme dhe u publikuan aktivitete frymëzuese te zhvilluara ne kete kuader. Universiteti i Vlores u prezantua si nje model i mire dhe i suksesshem ne nxitjen dhe arrjen e nje numri te konsideruaeshem te mobiliteteve.
Sesionet kryesore u perqendruan ne tematikat: Lëvizja, lojërat, shëndeti dhe mësimi në natyrë – Një kurs orientimi, Edukimi gjuhësor – TIG, Arti dhe edukimi – personazhet në një histori, TIG i madh – Ndërkombëtarizimi si dhe TIG ka nevojë duke vizituar shkollen model Talschool në Leeuwarden.
Në keto sesione, shumë universitete partnere në këtë rrjet nga vende të Europës perëndimore si Hollandë, Belgjikë, Angli, Austri, Danimarkë, Suedi, Spanje, Francë, si dhe Izrael, shfaqen mjaft interes për bashkëpunime me Universitetin e Vlorës në fushën e edukimit dhe zhvillimit profesional të mësuesve. Në sesionet e konferences, një falenderim i vecantë ishte për bashkëpunëtoret nga UV, të cilët u falenderuan për pjesëmarrjen aktive në shkrimin e projekt propozimit në partneritet me koordinator Universitetin e Kopenhagenit, Danimarke, me titull Global Kindergarden, Prof. Annette Bruun, sekretare e përgjithshme e Bordit të ETEN.
Asambleja dhe Bordi i JETEN propozuan njëzëri dhe miratuan kërkesën drejt UV Albania, për të qenë pas Belgjikës, vendi dhe Institucioni pritës për konferencën e Asamblesë së rradhës ETEN në Maj 2026, në Vlorë, Shqipëri.
Kjo pjesëmarrje ishte kontribuese në vazhdën e aktiviteteve për Internacionalizimin e UV-së dhe zhvillimin e aktiviteteve të misionit të tretë për edukimin gjatë gjithë jetës për target grupin e edukimit mësues sipas standarteve europiane.