Në dt. 3 Maj 2024, me rastin e Ditës Botërore të Melanomës, Qendra Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik në bashkëpunim me Departamentin e Infermierisë, pranë Fakultetit të Shëndetit, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, zhvilloi aktivitetin promocional me temë:
“Mbrojtja nga rrezatimi diellor, parandalimi i Melanomës dhe kancerit të lëkurës”.
Këtij aktiviteti sensibilizues iu bashkuan edhe studentët e vitit të dytë, të tretë Infermier i Përgjithshëm dhe Infermieri Mami të Fakultetit të Shëndetit.
Ky aktivitet synoi rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit të qytetit të Vlorës mbi mbrojtjen ndaj rrezatimit diellor, zbulimin e hershëm të kancerit të lëkurës dhe mënyrat e parandalimit duke kufizuar ose shmangur ekspozimin në diell në oraret e caktuara.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletëpalosje dhe informacione të ndryshme rreth kujdesit që duhet treguar për mbrojtjen nga rrezet e dëmshme UV, mbi shëndetin e lëkurës, sigurinë nga dielli, parandalimin e nxirjes dhe ekzaminimet e kancerit të lëkurës.
Anëtarët e grupit të punës së bashku me studentët ofruan për komunitetin këshilla shëndetësore dhe shpërndanë kapele të gjera për mbrojtjen nga rrezet e diellit.
Melanoma është forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës. Ndërsa melanoma dhe kanceret e tjera të lëkurës nuk janë 100% të parandalueshme, ka mënyra për të reduktuar rrezikun.
Këshilla për të reduktuar rrezikun e kancerit të lëkurës
- Përdorni krem kundër diellit për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme UV dhe mos harroni të ripërdorni krem kundër diellit gjatë gjithë ditës
- Përdorni kapele të gjera
- Vishni veshje mbrojtëse me etiketë UPF kur planifikoni të qëndroni në diell për një periudhë të gjatë kohore
- Gjetja e hijes nën pemë, çadra dhe tenda siguron mbrojtje të shkëlqyer nga dielli në ditët e ngrohta me diell
- Mbrojtja e lëkurës duke aplikuar krem dielli me faktor mbrojtës SPF gjatë gjithë vitit ndaj rrezeve UV edhe në ditët me re është gjithashtu e rëndësishme. Mungesa e diellit nuk do të thotë mungesë e rrezeve UV
- Shmangni shtretërit për rrezatim. Drita ultraviolet në shtretërit për rrezatim ju vë në një rrezik më të lartë për melanoma
- Kontrolloni rregullisht lëkurën për nishane jonormale ose anomali të tjera të lëkurës. Nëse vëreni ndryshime, vizitoni mjekun për ta kontrolluar atë
Parandalimi
Çdokush është në rrezik të preket nga melanoma.
- Faktorë specifikë rreziku, të tillë si toni i hapur i lëkurës, njollat, kontribuojnë në një diagnozë të kancerit të lëkurës melanoma.
- Ju mund të keni një rrezik më të lartë të melanomës nëse keni një prind, vëlla ose fëmijë që tashmë ka pasur melanoma.
- Njohja e historisë suaj mjekësore familjare është një hap i rëndësishëm në parandalim. Historia familjare e ndihmon mjekun të kërkojë shenja të melanomës së mundshme që mund t’ju mungojë.
- Parandalimi më i mirë janë ekzaminimet e rregullta të lëkurës me mjekun dhe kryerja e vetë ekzaminimeve mujore.
- Mosha gjithashtu rrit rrezikun e melanomës. Mesatarisht, njerëzit 65 vjeç e lart diagnostikohen më shpesh me melanoma. Megjithatë, melanoma zakonisht gjendet tek njerëzit më të rinj se 30 vjeç, veçanërisht tek gratë.
KONTROLLONI LËKURËN PËR TË ZBULUAR HERËT KANCERIN E LËKURËS
& KUJDESUNI PËR VETEN DUKE E PARANDALUAR ATË
KUFIZIM OSE SHMANGIE E EKSPOZIMIT TË DREJTËPËRDREJTË NË DIELL
Ndërmjet orës 10.00 dhe 16.00
Koordinatore, Dr. Glodiana Sinanaj
Grupi i punës:
Prof. Asoc. Fatjona Kamberi
PhD. (Cand) Brunilda Subashi
Dr. Denada Selfo