S’ka gjë më të bukur sesa të ndihmosh të sjellësh një jetë të re në këtë botë.
Në kuadër të DITES NDËRKOMBËTARE TË MAMISË departamenti i Kujdesit Shëndetesor së bashku me studentet e degës mami organizuan një aktivitet në nderim të punës së mamive në maternitetin e Fierit.Në këtë aktivitet Fakulteti i Shëndetit vlerësoi vecanërisht dy nga mamite më të vjetra
Znj Valbona Stefani dhe Znj Griselda Haxhiaj për mbështetjen në formimin professional të studenteve mami ndër vite .
Studentët e departamentit të Kujdesit Shëndetësor prezantuan punimet dhe detyrave të kursit në formën e pikturave dhe posterave në të cilat shprehin idetë dhe ndjesitë e tyre për profesionin e mamisë duke u mbështetur edhe në njohurite e marra në lëndën Kujdesi për Nënën dhe Fëmijën.
Punimet me dëshirëne studentëve u dhuruan në maternitetin e Fierit, me këtë veprim studentet shprehin shpirtin e vullnetarizmit dhe humanizmit.