njoftime

Njoftim – Ftesë për ofertë Objekti: Marrje e ambienteve me qera për nevoja të Fakultetit të Shëndetit

  • Kërkohet një ambient me sipërfaqe prej 1400 – 2000 m2 me vendndodhje jo më shumë se 15 minuta larg Godinave B – Fakultetit i Shkencave Humane dhe Drejtësisë dhe C – Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, për arsye të lëvizjes së nevojshme të studentëve për zhvillimin e moduleve të Biologjisë, Kimisë, TIK dhe Gjuhëve të Huaj që zhvillohen në godinat e sipërpërmendura. Godina duhet të përmbajë ndarjet e brendshme sipas ambienteve të nevojshme të kërkuara.

Ambientet të jenë funksionale në kuptimin e ndriçimit dhe furnizimit me ujë,  si dhe të ketë tualete funksionale, dhe ndarje të brendshme laboratorë, salla mësimdhënie, zyra për stafin akademik, zyra për stafin ndihmes/ akademik, sallë mbledhjesh, bibliotekë, pika sanitare (lista bashkëlidhur në shtojcë I).    

 

Subjekti i interesuar duhet të dorëzojë pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, dokumentacionet si më poshtë:

– Çertifikatë pronësie ose çdo dokument tjetër që vërteton pronësinë ose të drejtat mbi përdorimin e pronësisë të ambientit që ofron.

– Iban banke

– Ofertën ekonomike sipas formuarit bashkëlidhur, vlera e ofertuar duhet të përfshijë dhe tatimin në burim.

 

Në vëmendje të subjekteve të interesuara:

 

Ju do të paraqisni një origjinal ose kopjo të noterizuar të Vlerës së ofertuar me Formularin e Ofertës (formati bashkëngjitur) së bashku me dokumetacionin e kërkuar si më lart. Oferta juaj sipas kerkesës duhet të mbyllet në një zarf dhe të adresohet dhe të dorëzohet në datën 10.05.2024 ora 11:00   në adresën e mëposhtme:

 

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”

 

Adresa: Rektorati (Godina A), “Bulevardi Vlorë-Skelë”, Vlorë, zarfi duhet të ketë shënimin: Ofertë marrje ambiente me qera për nevoja të Fakultetit të Shëndetit, për Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

            Vlerësimi i ofertuesve do të bëhet brenda 3 ditëve nga paraqitja e ofertave.

            Ankimimi brenda 3 ditëve nga klasifikimi përfundimtar.

FTESE PER OFERTE Ambiente FSH