njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për mësimdhënie/trajnim për stafin akademik dhe ndihmës akademik me Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH)

Thirrje për bursa mësimdhënie/trajnim për stafin akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH), në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënie/trajnim.

Mobiliteti për Shqipërinë përfshin:

– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie/trajnim, i cili lidhet me të gjitha fushat ISCED të programeve të studimit të ofruara në UV.

– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ për trajnim.

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i kuotave: 2 (dy) mësimdhënie

1 (një) trajnim.

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë” i vitit akademik 2024 – 2025.

Mobiliteti për mësimdhënie do të implementohet brenda periudhës 02/10/2024 – 20/12/2024.

Mobiliteti për trajnim do të implementohet brenda periudhës 02/10/2024 – 31/01/2025.

– Dieta ditore: 160 Euro.

– Shpenzime udhëtimi: 180 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikim për mobilitet mësimdhënie:

  • Stafi akademik me kohë të plotë në UV.
  • Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

Kriteret për aplikim për trajnim:

  • Staf ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në UV.
  • Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
  • Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik/administrativ.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës (minimalisht niveli B2). Përjashtohet nga ky detyrim personeli akademik i gjuhës angleze.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën:
  1. international@univlora.edu.al
  2. mechili@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 26/04/2024.

Procedura e përzgjedhjes:

  1. Nominimi prej UV-së
  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Për të garantuar pjesëmarrje prej të gjithë departamenteve, përzgjedhja do të bëhet duke respektuar shpërndarjen e barabartë të numrit të bursave për çdo departament (1 bursë/departament). Në rastet kur mungojnë aplikime për çdo departament bursat e mbetura do të shpërndahen mes aplikantëve duke respektuar renditjen e tyre.
  • Kandidatët aplikues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it mbi rezultatet e renditjes.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë AUTH online nëpërmjet “e-nomination” .
  1. Faza e aplikimit pranë AUTH:
  • I gjithë stafi i nominuar do të plotësojnë aplikimin online të AUTH-së brenda periudhës 01 – 24/05/2024 dhe do të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme mbështetëse të kërkuara si vijon:
  • Marrëveshjen e mobilitetit për mësimdhënie ose trajnim, e cila duhet të përfshijë vetëm periudhën e mobilitetit duke përjashtuar ditët e udhëtimit dhe të jetë e firmosur prej aplikantit dhe UV-së. Modeli i marrëveshjeve gjendet sipas linkeve të mëposhtme:
  • mësimdhënie: https://eurep.auth.gr/en/staff/international/teaching/general_information
  • trajnim:

https://eurep.auth.gr/en/staff/international/training/general_information

  1. Jetëshkrimin (Curriculim Vitae) në formatin Europass, i cili mund të shkarkohet në linkun: http://europass.cedefop.europa.eu/documents/curriculum-vitae/templates-instructions
  • Letër mbështetëse nga Shkollat/ Fakultetet e interesuara. Kjo letër nuk është e detyrueshme, por kontribuon pozitivisht në vlerësimin e aplikimit. Aplikantët duhet të kontaktojnë koordinatorët Erasmus+, ku gjenden të listuar në linkun: https://eurep.auth.gr/en/coordinators/international
  • Përzgjedhja prej AUTH.
  • Pas përfundimit të aplikimeve, të gjitha aplikimet do të vlerësohen nga Koordinatorët Erasmus+ të Shkollave dhe Fakulteteve të AUTH-së.

Përzgjedhja e mobilitetit të stafit do të jetë sipas kritereve në linkun: https://eurep.auth.gr/en/staff/international/teaching/assessment

  • UV-së do i niset një list me aplikantët e përzgjedhur ose jo.

Më shumë informacion për Universitetin Aristoteli referohuni në linkun:

https://ëëë.auth.gr/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

  • Koordinatorin akademik të marrëveshjes ndërinstitucionale, Prof. As. Enkelejd Mëhilli (mechili@univlora.edu.al )

ose

  • Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë ose në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM_AUTH (1)FORMULAR

APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK _ AUTH