njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për stafi akademik (me karakter kërkimor) dhe studentë doktorate në Campus Iberus në Spanjë

Thirrje për mobilitete stafi akademik (me karakter kërkimor) dhe studentë doktorate në kuadër të programit Erasmus+ KA171 në Campus Iberus në Spanjë.

 

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Campus Iberus në Spanjë në kuadër të Programit “Erasmus+ KA171” fton të gjithë stafin akademik me kohë të plotë në UV dhe studentët e doktoratës të aplikojnë për mobilitet, i cili përfshin :

 

– Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim me karakter kërkimor, i cili lidhet me fushën me kodin 023 sipas ISCED

– Shkëmbimin e studentëve të ciklit të tretë të studimeve (“Doktoratë” në « Studime gjuhësore, letrare e kulturore »

– Numri i kuotave : 2 (për secilen kategori)

– Periudha : maj – korrik 2024 (realizimi i mobilitetit duhet të jetë para datës 31 Korrik 2024)

– Afati i aplikimit : 22/03/2024

 

Për t’u informuar më shumë rreth modaliteteve të aplikimit referojuni lidhjes: https://www.campusiberus.es/albania/.

Procedura e përzgjedhjes do të administrohet nga Campus Iberus dhe realizohet nga një komision i ngritur pranë tij.

 

Një kopje e dokumenteve mbështetëse, të cilat do të ngarkohen në aplikimin online, si dhe vërtetimi nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj, që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin, duhet të dërgohet dhe në adresën elektronike international@univlora.edu.al.

 

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me koordinatoren e marrëveshjes Prof. As. Armela Panajoti (armela.panajoti@univlora.edu.al )