njoftime Thirrje

NJOFTIM PUBLIK PËR APLIKIMIN E STUDENTËVE TË INTERESUAR, PËR TË PËRFITUAR NGA SKEMA E KREDITIMIT STUDENTOR

Në mbështetje të nenit 11, pika 1 “c”, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të gërmës “c”, të pikës 3 të VKM-së nr. 397, datë 03.05.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë”, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 440, datë 19.07.2023, “Për përcaktimin e skemës së Kreditimit Studentor”, ju njoftojmë se:

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, fton studentët me shtetësi dhe vendbanim në shqipëri, që janë të regjistruar dhe ndjekin studimet në një institucion të arsimit të lartë publik, të aplikojnë për të përfituar nga skema e kreditimit studentor.

Sipas skemës së kreditimit studentor, studentët të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në VKM 440/2023, kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për kredi studentore, për financimin e kostove të studimeve. Kostoja e studimeve përfshin, tarifën e studimeve dhe kostot e jetesës e cila përllogaritet deri në kufirin e pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, në masën 40.000 lekë/muaj.

 

Kreditimi i studentëve do të realizohet nga banka e nivelit të dytë, e cila është përzgjedhur fituese nga AKFAL, për të lidhur kontratë me studentët përfitues. Një pjesë e normës së interesit të kredisë (jo më shumë se pesë pikë përqindje) do të financohet nga buxheti i shtetit nga fondi për arsimin e lartë.

 

Renditja e aplikimeve të studentëve për kredi studentore do të bëhet nga komisioni që ngrihet nga AKFAL, duke u bazuar në kushtet e përcaktuara në pikën 7, të VKM-së nr.440/2023, të listuara si më poshtë:

  1. Vlera e kredisë së kërkuar;
  2. Lloji i programit të studimit ku është regjistruar studenti;
  3. Rezultatet e studentit kërkues për kredi studentore.

 

Për sa më sipër:

 

Ftojmë të gjithë studentët të aplikojnë në portalin UAlbania, duke plotësuar formularin e aplikimit për kredi studentore, dhe të dorëzojnë dokumentacionin, dorazi, nga data 15.02.2024, në adresë të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, adresa: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

 

Studenti kërkues duhet të dorëzojë fizikisht dokumentet, sipas anekseve më poshtë:

 

  1. Aneksi 1: Lista e dokumenteve të nevojshëm për aplikim;
  2. Aneks 2:.Deklaratë për vërtetësinë e të dhënave;

Duke Ju falenderuar,

 

 

ANEKS 1

LISTA E DOKUMENTEVE TË NEVOJSHËM PËR APLIKIM

 

 

 

 

Kritere të përgjithshme të kualifikimit
1.

2.   1.Vërtetim që studenti ka shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri.

3.   2.Vërtetim që studenti është regjistruar dhe ndjek studimet në një institucion publik të arsimit të lartë, (nr.matrikullimi, llojin e programit të studimit). (dokument origjinal).

4.

Kritere veçanta të kualifikimit
1.  Kopje të diplomës /dëftesës së pjekurisë + listë notash (vërtetim-listë notash të vitit paraardhës nga IAL ku studion) (dokumenta të noterizuara).

2.  Vërtetim nga IAL publike që nuk ështe përfitues i mbështetjes financiare/ bursave/ përjashtim nga tarifa e studimit (dokument origjinal).

 

Në rast të mosplotësimit të një prej kritereve, aplikimi konsiderohet i paplotë dhe, si i   tillë, nuk kualifikohet.

E drejta e Ankimit mund të ushtrohet nga studentët, brenda 5 (pesë) ditëve, nga data e njoftimit dhe shpalljes së renditjes nga Komisioni, në rrugë postare pranë AKFAL.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ANEKS 2

DEKLARATË PËR VËRTETËSINË E TË DHËNAVE

 

 

 

 

Unë i nëshkruari __________________ ,(emri atësia mbiemri ) lindur më_____________ me kartë identiteti / pasaportë nr ___________________

 

Deklaroj vërtetësine e të dhënave dhe dokumentave të paraqitur. Jam i/e vetëdijshëm se ,në rast deklarimi të të dhënave të pavërteta apo të paraqitjes së dokumenteve të falsifikuara apo me të dhena jo të verteta ,jam subjek t I masave të parashikuara në Kodin Penal dhe aktet të tjera ligjore e nënligjore në fuqi.

Autorizoj MAS dhe/ose AKFAL për trajtimin e të dhënave të mia personale në kuadër të aplikimit tim.

 

 

 

 

 

 

 

 

KËRKUESI

 

_______________________________________

emri, mbiemri, nënshkrimi,

 

 

E-mail:_____________________________

Nr.cel: _____________________________

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

FORMULARI I APLIKIMIT PËR KREDI STUDENTORE

 

SEKSIONI A: TË DHËNAT E APLIKANTIT

 

 

NID*

 

 

Emri*:

                     

 

Atësia*:        

   

 

Mbiemri*:      

     

                /                /

Datëlindja*:         

 

 

Shtetësia*:                             

 

 

Vendbanimi*: 

 

 

Adresa E-mail:

 

 

Numri i telefonit celular

 

SEKSIONI B: TË DHËNAT MBI STUDIMIN 

 

 

Institucioni i Arsimit të lartë*:  

 

  

 

 

 

Lloji i Institucionit:                                           Publik                            Jopublik

 

 

Programi i Studimit*:                 

      Bachelor

      Master

      Program i Integruar

 

 

Cikli i Studimit*                              

 

       1                 2               3

       4                5                6

 

 

 

Viti i Studimit*                              

 

 

 

 

 

 

SEKSIONI C: TË DHËNAT MBI KREDINË

 

Tarifa e studimit          __________ lek/vit x _____ vite studimi            = ______________ lek

            +

Kostot e jetesës          __________ lek/muaj x ______ muaj    = ______________ lek

 

 

Shuma e kredisë*:                                                         LEK

                                                                      {Tarifë studimi + Kosto e jetesës}

 

Njoftim Publik per aplikimin e studenteve per kredine studentore (sipas RASH) (1)

vendim-2023-07-19-440