njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për mësimdhënie për stafin akademik Universitetin e Kastijes La Mansh në Spanjë (University of Castilla-La Mancha- UCLM)

Thirrje për bursa mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Kastijes La Mansh në Spanjë (University of Castilla-La Mancha- UCLM) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënie.

 

Mobiliteti përfshin:

– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie, i cili lidhet me të gjitha fushat e studimit të ofruara në UV.

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i kuotave: 1

– Periudha e mobilitetit: Gjatë vitit akademik 2023-2024                                  

– Dieta ditore: 160 Euro.

– Shpenzime udhëtimi: 360 Euro.

Shpenzimet e udhëtimit

për llogariten në bazë të largësisë

 sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Kriteret për aplikim për mobilitet mësimdhënie:

   Stafi akademik me kohë të plotë në UV.

   Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2/Njohja e gjuhës spanjolle minimalisht në nivelin B2.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të vlerësohet sipas kritereve të mëposhtme të përcaktuara prej UCLM:

   Plani i mobilitetit (marrëveshja e mësimdhënies) (50%).

   CV (50%).

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

   Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.

   Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

   Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

      Formular i aplikimit.

      Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.

      Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.

      Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.

      Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

      Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj. Përjashtohet nga ky detyrim personeli akademik i gjuhës angleze.

      Plani i punës ose marrëveshja e mësimdhënies.

      Letër pranimi nga departamenti / njësia që do t’ju mirëpresë. Kandidatët duhet të dakordësojnë programin e tyre të mësimdhënies me departamentin /njësinë pritëse ku do të realizojnë mobilitetin përpara pranimit. Për të marrë letrën e pranimit duhet të kontaktoni me koordinatorët përgjegjës sipas linkut të mëposhtëm:

https://www.uclm.es/misiones/internacional/movilidad/quienessomos

 

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

   Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:

·     mechili@univlora.edu.al

·     international@univlora.edu.al

   Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

 

Afati i fundit i aplikimit është 05/03/2024

 

Procedura e përzgjedhjes:

1.   UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.

2.   Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.

3.   Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.

4.   Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.

5.   Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

 

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:

https://www.uclm.es/

https://www.uclm.es/en/Misiones/Internacional/Oferta-internacional/Oferta_academica_UCLM

 

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

·  Koordinatorin akademik të marrëveshjes, Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli (mechili@univlora.edu.al)

·  Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al.

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK _ La Mansh