njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për stafin akademik në Universitetin Nish-it në Serbi (University of Nis)

Thirrje për bursa mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility  

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Nish-it në Serbi (University of Nis), në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënie.

Mobiliteti përfshin:

– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie, i cili lidhet me fushat sipas kodeve ISCED: – 0232 Literature and Linguistics

– 061 Information and Communication Technologies (ICTs)

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i kuotave: – 1 (një) për fushën 0232 Literature and Linguistics

– 1 (një) për fushën 061 Information and Communication

Technologies (ICTs)

– Periudha e mobilitetit: Viti akademik 2023-2024

– Dieta ditore: 140 Euro.

-Shpenzime udhëtimi: 180 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikim për mobilitet mësimdhënie:

  • Stafi akademik me kohë të plotë në UV.
  • Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës minimalisht niveli B2. Përjashtohet nga ky detyrim personeli akademik i gjuhës angleze.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
  • panajoti@univlora.edu.al për fushën “0232 Literature and Linguistics”
  • cipi@univlora.edu.al për fushën “061 Information and Communication Technologies (ICTs)”
  1. international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 05/03/2024

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
  • Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:

https://www.ni.ac.rs/en/

https://www.ni.ac.rs/en/studies-and-admission/studies/course-catalogue

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

  • Koordinatoren akademike të marrëveshjes ndërinstitucionale për fushën “0232 Literature and Linguistics” As. Armela Panajoti (armela.panajoti@univlora.edu.al)
  • Koordinatoren akademike të marrëveshjes ndërinstitucionale për fushën “061 Information and Communication Technologies (ICTs)”
  • Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK _Nis