Thirrje për bursa mësimdhënie/ trajnim për stafin akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Pavol Jozef Safarik në Kosice në Sllovaki (Pavol Jozef Šafárik University in Košice), në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënie/trajnim.
Mobiliteti përfshin:
– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie, i cili lidhet me fushën sipas kodit ISCED “023 Languages”
– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ për trajnim, i cili lidhet me zyrën e marrëdhënieve me jashtë.
– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
– Numri i kuotave: – 4 (katër) mësimdhënie
– 2 (dy) trajnim
– Periudha e mobilitetit: Vitit akademik 2023-2024
– Dieta ditore: 140 Euro.
– Shpenzime udhëtimi: Vlera standarte është 275 Euro, por nëse pjesëmarrësit do të përdorin udhëtimin e gjelbër do të përfitojnë një shtesë prej 50 Euro, pra në këtë rast shpenzimi do të jetë 325 EUR. Ju lutemi, referohuni për “Kontributin e udhëtimit të gjelbër” në linkun:
https://www.upjs.sk/en/information/international-
relations/erasmus/top-ups/
Kriteret për aplikim për mobilitet mësimdhënie:
- Stafi akademik me kohë të plotë në UV.
- Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.
Kriteret për aplikim për trajnim:
- Staf ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në UV.
- Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
- Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ.
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:
- Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
- Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj. Përjashtohet nga ky detyrim personeli akademik i gjuhës angleze.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 29/02/2024
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
- Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatoren akademike të marrëveshjes ndër-institucionale Prof. As. Kozeta Hyso (kozetahyso1@gmail.com / hyso@univlora.edu.al)
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK _PAVOL
FORMULAR APLIKIMI PERSONELIN JO AKADEMIK _Pavol