Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.12 datë 29.01.2024 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për 1(një) vend të lirë pune në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
1 (një) personel akademik me kohë të plotë, për vitin akademik 2023-2024, pranë Departamentit të Kujdesit Shëndetësor në Fakultetin e Shëndetit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
1. Mësimdhënie në modulet e lëndëve infermierore në veprimtaritë akademike: praktikë mësimore dhe profesionale në Fier.
2. Kërkim shkencor individual dhe në grup.
3. Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.