njoftime

KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË Z. EDI RAMA RATIFIKON PROTOKOLLIN E VEPRIMIT TË MARRËVESHJEVE INSTITUCIONALE MES UNIVERSIDAD  NACIONAL DE EDUCACIÓN A DISTANCIA (UNED), MADRID, SPANJË DHE INSTITUCIONEVE SHQIPTARE. UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË, PJESË E KËTIJ PROTOKOLLI.

Në datë 24. 01. 2024, Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama zhvilloi një vizitë në Universitetin Kombëtar të Arsimit në Distancë, Madrid, Spanjë, (Universidad Nacional de Educación a Distancia, UNED), ku u prit nga Rektori i këtij institucioni Prof. Ricardo Mairal. Rektori i UNED dhe Kryeministri Edi Rama, nënshkruan dhe ratifikuan Marrëveshjet e ndryshme të arritura mes UNED-it dhe institucioneve e universiteteve të Republikës së Shqipërisë: Protokollin e Përgjithshëm të Veprimit me Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, Protokollin e Përgjithshëm të Veprimit ndërmjet UNED-it dhe Universitetit të Tiranës dhe Protokollin ndërmjet UNED dhe Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës për krijimin e një Qendre UNED në Shqipëri me vendndodhje në këtë bashki, në jug të vendit.

Vizita e Kryeministrit Edi Rama në UNED ishte pjesë e një turi promovues të zhvillimeve turistike, kulturore dhe arsimore të Shqipërisë në Spanjë, në kuadër të fushatës së qeverisë shqiptare për  ndërkombëtarizimin e sektorit arsimor shqiptar.

 

Për më shumë shih:

https://comunicacion.uned.es/news/show/110390/el-rector-de-la-uned-recibe-al-primer-ministro-de-albania.html

comunicacion.uned.es/news/show/110039/la-uned-y-la-universidad-de-vlora-firman-un-convenio-de-colaboracion-academica-y-de-ayuda-al-desarr.html

 

univlora.edu.al/2024/01/21/marreveshje-bashkepunimi-mes-universitetit-ismail-qemali-vlore-dhe-universidad-nacional-de-educacion-a-distancia-uned-madrid