njoftime

 Trajnim i Sektorit të IT “Siguria e Sistemeve Kompjuterike – Siguria Kibernetike ne Institucionet Arsimore“

Sektori i IT me datat 25 Tetor dhe 03 Nentor 2023, mori pjese ne trajnimin “Siguria e Sistemeve Kompjuterike – Siguria Kibernetike ne Institucionet Arsimore“

Trajnimi u zhvillua ne dy dite ne ambjentet e Fakultetit te Shkencave Teknike dhe Natyrore dhe Dr. Besnik Mehmetaj, pedagog prane Departamentit te Shkencave Kompjuterike kishte si qëllim te trajtonte ne kete trajnim:

  • Problemet ne sigurine e sistemeve kompjuterike,
  • Analiza dhe menaxhimi i sigurise,
  • Pasiguria: Rrenjet e shkaqet,
  • Problemet themelore teknike, Simptomat e Viruseve
  • Mbrojtjen nga Spyware,
  • Objektivat dhe Rolet e Sigurise Kibernetike,
  • Si edhe Infrastruktura e Sigurise Kibernetike dhe Arkitektura e Internetit (Nist).

Me anë të këtij takimi të sukseshëm dhe frytdhënës u arrit rritja e kapaciteteve të stafit IT, të cilët u trajnuan.