RAPORT MBI REZULTATET E PYETËSORIT STUDENTOR MBI VLERËSIMIN E CILËSISË SË MËSIMDHËNIES PËR LËNDËT E ÇDO PROGRAMI STUDIMI PËR VITIN AKADEMIK 2022-2023
Në zbatim të Nenit 103 “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë” të Ligjit të Arsimit të
Lartë Nr.80/2015 datë 22.7.2015, më specifikisht Pika 3 e tij ku citohet se:“Në fund të çdo semestri apo para sezonit të provimeve, ajo organizon pyetësorin studentor për cilësinë e mësimdhënies për lëndët e çdo programi studimi” si dhe në kuadër të politikave të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë për sigurimin e brendshëm të cilësisë me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të standarteve të cilësisë, të sanksionuara në Statut dhe dokumente të brendshme të institucionit, në fund të çdo viti akademik përpilohet raporti mbi rezultatet e pyetësorit studentor mbi vlerësimin e Cilësisë së Mësimdhënies për lëndët e çdo
programi studimi.