njoftime

Hapen regjistrimet për Shkollën Dimërore “Antalia & Stamboll 2024” në Turqi

Programi i mirënjohur i shkollës dimërore “Delightful Antalya & Istanbul Winter School 2024” ka hapur regjistrimet dhe ofron 5 kurse nën formatin e Mobilitetit të ndërthurrur (Blended Mobility) dhe me vlerë 5 – 6 kredite secili kurs.

 

Studentët në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve mund të aplikojnë për të përfituar nga këto kurse. Periudha e ndjekjes së shkollës është nga 20 Janar 2024 (mbërritja në Antalia) deri më 03 Shkurt 2024 (nisja nga Stambolli).

 

Shkolla dimërore “Antalia & Stamboll 2024” vjen me një program të pasur aktivitetesh sociale, që u mundëson studentëve të zbulojnë pothuajse të gjitha atraksionet në të dy qytetet ndërsa vazhdojnë studimet.

 

Tarifa e programit është 1,190 USD dhe përfshin:

      50 orë mësim në klasë;

      materialet e kursit;

      akomodim 6 netë, të gjitha të përfshira në hotel me 5 yje në Antalia

      8 netë akomodim me fjetje dhe mëngjes në hotel me 4 yje në Stamboll.

      2 udhëtime turistike në fundjavë, komoditete programore dhe surpriza të tjera.

 

Kurset e ofruara:

        Marketingu dixhital 5 ECTS

        Menaxhimi i markës 6 ECTS

        Eksplorimi i artit turk nëpërmjet muzeumeve 5 ECTS

        Organizatat Ndërkombëtare dhe Politika Botërore 5 ECTS

        Gjenetika dhe Bioteknologjia Mjekësore 6 ECTS

 

Për më shumë informacion kontaktoni dhe vizitoni faqen e internetit:

Website: https://delightful.istanbul/

Email: delightful@aydin.edu.tr

Instagram: https://www.instagram.com/delightful.istanbul/