Megjithëse një territor relativisht i vogël, Shqipëria zotëron një larmi të gjerë ekosistemesh dhe burime të bollshme natyrore, të cilat mbështesin dhe përmirësojnë cilësinë e jetës. Një mekanizëm i rëndësishëm për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e këtyre burimeve është pjesëmarrja dhe angazhimi i vazhdueshëm i qytetarëve.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është duke mbështetur rritjen angazhimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për qeverisjen dhe sigurinë mjedisore. Për këtë qëllim, Prezenca e OSBE-së ka nisur një anketim të hapur për të vlerësuar dijet dhe shkallën e ndërgjegjësimit të publikut për qeverisjen mjedisore.
Nëse jeni student, gazetar, përfaqësues i shoqërisë civile, subjekteve publike ose private, apo një qytetar/e i/e shqetësuar për sigurinë e mjedisit ku jeton – pjesëmarrja dhe këndvështrimi juaj për qeverisjen dhe sigurinë mjedisore janë të rëndësishme! NE DUAM TË TË DËGJOJMË!
ANKETA – https://tally.so/r/wA22Oz
Plotësimi i sondazhit zgjat vetëm rreth 10 minuta.
Përgjigjet tuaja do të përdoren vetëm për qëllim studimor dhe do të analizohen me konfidencialitet të plotë.
Faleminderit.
Anketimi “Për Njohjen e Qeverisjes dhe Sigurisë Mjedisore” realizohet në kuadër të projektit me financim të jashtëm të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, “Forcimi i Qeverisjes dhe Sigurisë Mjedisore në Shqipëri”, mbështetur nga Qeveritë e Norvegjisë, Italisë dhe Francës.