njoftime

Çelen aplikimet në programin e studimit të formimit profesional në fushën psiko-pedagogjike

  1. Aplikimet kryhen pranë sekretarisë mësimore të Departamentit të Edukimit nga ora 8:00-16:00 çdo ditë nga 11.09.2023 deri në 4.10.2023.
  2. Kandidatët paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim:
  • Formular aplikimi (përshtatur sipas modelit të shtojcës 3 në udhëzimin nr. 12, datë 30.06.2023 të MAS-it);
  • Kopje të dokumentit të identifikimit;
  • Dy fotografi personale;
  • Diplomën dhe listën e notave/suplementin e diplomës, ose kopje e njësuar me origjinalin, të ciklit të dytë të studimeve. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, shoqërohet me aktin e njohjes dhe njësimit të lëshuar nga QSHA-ja ose kopje të tij të njësuar me origjinalin;
  • Diplomën dhe listën e notave/suplementin e diplomës ose kopje e njësuar me origjinalin të ciklit të parë të studimeve. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, shoqërohet me aktin e njohjes dhe njësimit të lëshuar nga QSHA-ja ose kopje të tij të njësuar me origjinalin;

Shënim: Nëse kandidati ka ndjekur një program të integruar studimi apo diplomë katërvjeçare, atëherë ai paraqet diplomën dhe listën e notave, ose kopje të njësuar me origjinalin;

  • Diplomë e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose kopje të tyre të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr.876, datë 3.11.2010 të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike”, i ndryshuar, paraqesin dëftesën e pjekurisë (origjinal ose kopje të njësuar me origjinalin), të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave;
  • Deklaratë (sipas modelit të shtojcës 1 në udhëzimin nr. 12, datë 30.06.2023 të MAS-it).
  1. Kandidatët duhet të vijnë nga fushat e mëposhtme pararendëse të studimit (sipas aneksit 1 në udhëzimin nr. 3, datë 15.02.2023):
  • Gjuhë shqipe-letërsi
  • Gjuhë e huaj
  • Matematikë
  • Fizikë
  • Biologji
  • Kimi
  • Shkenca sociale (Qytetari, Filozofi)
  • Histori
  • Gjeografi
  • Ekonomi
  • Teknologji informacioni dhe Komunikimi
  • Muzikë
  • Art pamor
  • Kërcim
  • Teatër
  • Edukim fizik

 

  1. Kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e mesatares, të përcaktuar për ciklin e parë të studimeve, të vendosur për pranimet në programet e ciklit të parë që japin akses në programet e ciklit të dytë në fushën e mësuesisë, i cili ka qenë në fuqi në vitin akademik në të cilin këta kandidatë kanë filluar ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, si dhe për gjithë kandidatët e tjerë që nuk kanë ndjekur këtë kategori programesh studimi të ciklit të parë.

Ju mirëpresim!