Pas kërkesë së UV drejtuar MAS, konkretisht pas kërkesës së departamentit të Gjuhëve të Huaja (FSHH), më datën 16. 08. 2023, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, miratoi çeljen e programit të ri të studimit të Ciklit të Dytë “Master Profesional” në “Udhërrëfim dhe Komunikim Turistik”.
Ky program studimi do të jetë aktiv për vitin akademik 2023-2024 dhe do të ofrohet nga, Fakulteti i Shkencave Humane, në Universitetin “Ismail Qemali”,Vlorë. Ky është një program studimi i Ciklit të Dytë “Master Profesional” në “Udhërrëfim dhe Komunikim Turistik”, me 60 kredite dhe kohëzgjatje 1 vit akademik (2 semestra), në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të zgjedhin këtë program studimi si një mundësi më shumë për punësim të garantuar, referuar potenciale turistike që qyteti i Vlorës ofron.
Gjeni bashkelidhur shkresen e miratimit te Minstres se Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi