njoftime

Gëzuar ditëlindjen e 36-të #ErasmusProgramme!

Gëzuar ditëlindjen e 36-të #ErasmusProgramme! Që nga fillimi i EuRopean Community Action Scheme (Skemës së Veprimit të Komunitetit Europian) për Lëvizshmërinë e Studentëve të Universiteteve në 1987, më shumë se 3 milionë studentë kanë marrë pjesë deri më tani në një shkëmbim Erasmus dhe numri vazhdon të rritet. Shumë pak, nëse askush, nuk do ta kishin besuar se 36 vjet më vonë programi, tani i quajtur #ErasmusPlus, është zgjeruar përtej fushëveprimit të tij origjinal të arsimit të lartë, duke mbështetur gjithashtu arsimin e mesëm, profesional dhe të të rriturve, si dhe të rinjtë dhe sportet.
Në zbatim të strategjisë së ndërkombëtarizimit, UV ka nënshkruar 109 marrëveshje ndërinstitucionale me universitete prej 21 vendeve të programit nga 28 shtete që janë pjesë e programit Erasmus+. Gjatë viteve të fundit janë realizuar në total 235 mobilitete studentësh (hyrës dhe dalës) dhe 649 mobilitete stafi hyrës dhe dalës. #HappyBirthday_ErasmusProgramme