Në kuadër të ndërkombëtarizimit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, ditën e enjte, datë 08. 06. 2023, Rektori i UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi, nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Universitetin turk “Balikesir”. Nëpërmjet një takimi online, Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi dhe Rektori i Universitetit “Balikesir”, Prof. Dr. Yücel Oğurlu. Në takim ishte i pranishëm dhe Këshilltari për Edukimin i Ambasadës turke në Republikën e Shqipërisë, Z. Metin Bulut.
Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi, duke e falenderuar Rektorin e Universitetin turk “Balikesir”, Prof. Dr. Yücel Oğurlu dhe stafin e tij që asistonte në takim, theksoi faktin se është privilegj dhe përgjegjësi që UV të ndërtojë partneritet institucional me një universitet prestigjoz si Universiteti “Balikesir”, ndërsa shprehu garancinë se institucioni që ai drejton, do të jetë një partner serioz dhe dinjitoz, në funksion të zbatimit në praktikë të termave të marrëveshjes, në kontekstin e realizimit të objektivave të strategjisë së ndërkombëtarizimit. Më tej, Rektori i UV, Prof. Dr. Roland Zisi, theksoi se bashkëpunime të tilla, me universitetet e vendeve mike si Turqia, të cilat reflektojnë nivel të lartë akademik, shpirt miqësor e bashkëpunues, me fokus kryesor interesat e përbashkëta europiane, janë vlerë e shtuar për UV- në.
Nga ana e tij Z. Metin Bulut, Këshilltar për Edukimin në Ambasadën Turke, në Tiranë, kontribues kryesor në këtë parneritet, shprehu kënaqësinë që, bisedimet paraprake mes dy universiteteve, u finalizuan me nënshkrimin e Marëveshjes së Bashkëpunimit, nëprmjet së cilës do të përfitojnë pedagogët dhe studentët e të univresiteteve.
Rektori i Universitetit “Balikesir”, Prof. Dr. Yücel Oğurlu, në fjalën e tij përshëndetëse pohoi se, për Universitetin “Balikesir”, bashkëpunimi me Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, është një moment i rëndësishëm për të dhe institucionin që drejton, duke theksuar faktin se nënshkrimi i marrëveshjes është vetëm hapi i parë i shumë bashkëpunimeve të tjera mjaft rezultative, në përmbushje të objektivave respektive të të dy universiteteve. Ai theksoi gjithashtu se do te kontribuonte që UV të zgjeronte me tej lidhjet dhe partneritetet edhe me IAL të tjera që veprojnë në Republikën Turke.
Në fund të takimit, dy Rektorët nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Universitetit turk “Balikesir”.
Bashkëpunimi ndërmjet dy universiteteve do të përfshijë:
Shkëmbimin e stafit dhe ekspertëve të dy institucioneve me qëllim zhvillimin e moduleve/leksioneve dhe trajnimeve.
Shkëmbimin e njohurive, studentëve, stafit dhe infrastrukturës për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjelltë, shkëmbimin e përvojave dhe kapaciteteve institucionale, shkëmbimin e botimeve dhe rezultateve të punës studimore dhe shkencore që realizohet në të dy institucionet, nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të përbashkëta akademike, realizimin e projekteve, programeve dhe financimeve të përbashkëta me interes të ndërsjelltë, pjesëmarrjen dhe shfrytëzimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore të institucioneve në projekte kërkimore dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët si konferenca dhe seminare, orrganizimin e aktiviteteve promovuese, si panaire, ditë karriere, bashkëbisedime me studentët e të dy universiteteve, etj
Të pranishëm në këtë takim online ishin zëvendësrektorët e të dy universiteteve respektive: Prof. Dr. Cevdet Avcikurt, Prof. Dr. Fatih Satıl, Zëvendësrektori Akademik, Prof. As. Frosina Londo, Zëvendësrektori për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillim Institucional, Prof. Phd. Enkelejd Mëhilli dhe Drejtore e Qendrës Studimore Ndërdisiplinore e Zhvillimit Rajonal, Dr. Eva Çipi, Drejtore e Komunikimit dhe Burimeve Njerëzore, Znj. Eloina Tozaj dhe Drejtore e Drejtorisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve, Znj. Rezarta Sinanaliaj.