njoftime

UV pjesëmarrëse në Konferencën e 53-të, të rrjetit EUCEN

 

Rektori i UV Prof. Dr Roland Zisi, merr pjesë në Konferencën e 53-të të Rrjetit Universitar EUCEN e cila zhvillohet në Universitetin e Utrecht-it, Hollandë, në 31 maj dhe 1 qershor 2023.

UV, vijon të jetë pjesë e rrjetit EUCEN prej më shumë se 15 vitesh, duke kontribuar në mënyrë aktive në ndërkombëtarizimin dhe krijimin e partneriteteve institucionale dhe akademike.

Tema kryesore e Konferencës për vitin 2023 ishte fusha e studimeve Lifelong learning, në institucionet e Arsimit të Lartë në vendet europiane.

Fokusimi në Edukimin e vazhduar në universite (UCE), lidhet kryesisht me impaktin e fuqizimit dhe bashkëpunimit: UCE WITH IMPACT: THE POWER OF CONNECTION.

Punimet e konferencës që do vijonë për dy ditë me workshop dhe tryeza të rrumbullakta me tema specifike: si të krijojmë UCE, laboratorët e UCE, si të mbështesim universitetet në aktivitetet e LLL, potencialet e UCE për studimet e ciklit të tretë, fakultetet ndërdisiplinore për të kapercyer barriera, zhvillimi i komptencave nëpërmjet aktiviteteve ekstra kurrikulare, etj.