njoftime

TAKIM I REKTORIT TË UV, Prof. Dr. ROLAND ZISI, ME AKADEMIKË, STUDIUES E KËRKUES SHQIPTARË NË SH.B.A

Rektori UV, Prof. Dr. Roland Zisi dhe zëvendësrektori Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli, pas përfundimit të punimeve të Konferencës 3rd Annual Hanseatic League of Universities Conference, me titull “Vectors of Resilience Conference, 2023″, në Florida Gulf Coast University, Florida, USA, zhvilluan një takim me Akademikë, Studiues dhe Kërkues shkencor të Diasporës Akademike Shqiptare që jetojnë në USA, dhe merrnin pjesë në këtë veprimtari akademike ndërkombëtare.

Në këtë takim ishin të pranishëm: Dr. Timothy Gjini: Associate Director & PDSO (Inbound Mobility). Office: Global Engagement Office, Principle Designated School Official (PDSO) and Responsible Officer (RO) to F-1 international students and scholars at a Florida SUS regional institution, Florida Gulf Coast University; Dr. Alex Akulli: Franklin University, Adjunct Faculty and Doctoral Faculty Advisor, President of Fulbright Association, South Carolina; Dr. Anita Gjini: Professor, Anatomy & Physiology, Adjunct Faculty, Department of Rehabilitation Sciences, Marieb College of Health & Human Services, Florida Gulf Coast University, Florida Gulf Coast University dhe Mrs. Eniada Xhoxhi: Coordinator, International Programming. Office: Global Engagement Office, Florida Gulf Coast University;

Prof. Dr Roland Zisi, pasi vlerësoi arritjet dhe kontributet e tyre universitare dhe shkencore, i informoi kolegët e Diasporës Shqiptare që zhvillojnë karrierën akademike në USA, se, UV qysh në vitin 2016 ka hartuar, miratuar dhe vënë në zbatim dokumentin “Rrjeti i diasporës”, i cili ka për qëllim krijimin e lidhjeve dhe bashkëpunimeve me individë dhe grupime nga Diaspora Akademike Shqiptare, kudo në botë. Në vijim Rektori, Prof. Roland Zisi, i njohu ata me arritjet dhe sfidat me të cilat ndeshet Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, me përpjekjet e vazhdueshme dhe dinamike të personelit akademik dhe strukturave për ndërkombëtarizimin e UV, krijimin e partneriteteve institucionale, bilaterale dhe multilaterale, modernizimin e procesit mësimor e sidomos të kërkimit shkencor dhe publikimeve akademike.

Nga ana e tyre akademikët shqiptarë të pranishëm në këtë takim, pasi vlerësuan arritjet e UV, shprehën gadishmërinë e tyre për të kontribuar në procesin e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit, duke u angazhuar në percaktimin, fillimisht të fushave të mundshme të bashkëpunimit,  duke planifikuar veprime konkrete dhe reale.