njoftime

Manaxhimi Burimeve Njerëzore” ishte tema mbi të cilën u zhvillua trajnimi i rradhës më datë 25 Maj 2023, nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

“Manaxhimi Burimeve Njerëzore” ishte tema mbi të cilën u zhvillua trajnimi i rradhës më datë 25 Maj 2023, nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë për personelin ndihmës akademik me karakter administrativ si dhe për personelin administrativ.

Ky seminar u zhvillua me pjesëmarrjen e lektores së Fakultetit të Ekonomisë, Dr. Zamira Sinaj, e cila diskutoi mbi temat:

  1. Pjesa e parë: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore dhe Vlerësimi i Performancës
  2. Pjesa e dytë: Planifikimi i nevojave për Burime Njerëzore

Ky seminar është në vazhdën e seminareve trajnuese për personelin e UV-së nën kujdesin dhe organizimin e Drejtorisë së Komunikimit të Burimeve Njerëzore.