njoftime

NJOFTIM

Z. Enrik Mehmeti emërohet Anëtar i ri i Bordit të Administrimit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor për anëtarin e ri të BA, përfaqësues i studentëve, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, Ministrja e MAS, znj. Evis Kushi, mbi bazën e rezultateve të votimit, me Urdhërin Nr. 220, 2453 Prot. datë 08. 05. 2023, ka emëruar, në detyrën e anëtarit të ri të Bordit të Administrimit të UV, si përfaqësues i Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin e Lartë, votuar nga studentët, Z. Enrik Mehmeti.

Duke i uruar Z. Enrik Mehmeti dhe gjithë anëtarëve të BA të UV, suksese dhe përkushtim në veprimtarinë e tyre vendimarrëse, gjeni më poshtë, disa të dhëna kryesore marrë nga CV e tij dhe Urdhërin e emërimit.

Z. Enrik Mehmeti:

Ka lindur në Vlorë në 13 Mars të vitit 1986. Profesioni – Gazetar dhe publicist.
Diplomuar në Drejtësi dhe Master për Shkenca Administrative në UV.

Ka kryer trajnime të shumta, brënda dhe jashtë vëndit.

Gazetar në  televizionin italian i RAI që nga viti 2015 dhe në vazhdim.

Prej Janarit të vitit 2021 e në vijim, Ekspert në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Paralelisht me gazetarinë, kryen edhe iniciativa sipërmarrës që në moshën 18 vjeç.

I angazhuar përgjatë gjithë kohës në mbështetje të kauzave sociale dhe familjeve në ndihma konkrete qytetarie, koncerte bamirësie dhe nisma të ndryshme bujarie dhe edukuese.

Qytetar Nderi i Hanit të Elezit në Kosovë, në vitin 2013.

Realizuesi i Videos më të ndjekur në vitin 2014.

Përzgjedhur  nga sondazhi i qytetarëve si “Njeriu i vitit”, për të gjithë jugun e Shqipërisë, në vitin 2015.

Z. Enrik Mehmeti është një prej gazetarëve më të ndjekur që prej vitit 2005 dhe që ka realizuar shumë materiale eskluzive televizive, me interes kombëtar dhe ndërkombëtar. Profesionist i vendosur për të dhënë shembullin e tij në ndërtimin e modelit të qytetarit me vlerat më të mira humane, etike e morale. Në dy raste ka rrezikuar edhe jetën e tij me qëllim shpëtimin e jetës së të tjerëve; rasti i shpëtimit nga mbytja, të një prej gazetarëve që zbuloi rrjetin e trafikimit të emigrantëve nga Greqia në Europë, gjatë djegies së anijes “Norman Atlantik”, ku i ka shpëtuar plumbave të trafikantëve si dhe rasti i fundit, dy vite më parë ku i shpëtoi jetën dhe sendet e grabitura, një argjendari në Vlorë, gjatë përballjes fizike me grabitësin e armatosur.

2453-1 Urdher nr. 220, date 08.05.2023