njoftime

Urimi i Rektorit të UV-së për Pashkët Katolike

 

Të nderuar studentë, pedagogë, punonjës të administratës së UV dhe qytetarë të Vlorës,
Urime të përzemërta me rastin e festës së Pashkëve të gjithë shqiptarëve të besimit katolik.

Pashkët janë festat e ringjalljes dhe jetës së re, me qëllimin kryesor bashkimin e njerëzve.

Dhuroftë Pashka Katolike ringjalljen e zemërgjerësisë, tolerancës, respektit dhe dashurisë mes njëri-tjetrit, me energji dhe shpresa të ripërtërira, për një shoqëri solidariteti dhe përgjegjësie të përbashkët.

Le te shërbejë kjo ditë simbolike e kremtimit të ringjalljes së shpirtit hyjnor dhe besimit fetar për të reflektuar mbi rëndësinë e vlerave të patjetërsueshme dhe tradicionale të bashkëjetesës e harmonisë fetare të shqiptarëve.

Sjelltë shëndet të mirë, begati e harmoni zemre për të gjithë!

Gëzuar nga mot Pashkët Katolike!