njoftime

PROMOVIMI I VEPRËS “LIRIMI ME KUSHT”, I AUTORIT FLORJAN KALAJA.

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË, DITËN E PREMTE, DATË 31.03.2023, ORA 11:00, SALLA “RILINDJA”

Ditën e premte, datë, 31.03.2023, ora 11:00, në sallën “Rilindja”, të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, nën kujdesin e veçantë të Rektorit të UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi, në bashkëpunim me dhomën e Avokatisë Vlorë dhe Departamentin e Drejtësisë të UV-së, do të organizohet promovimi i monografisë “Lirimi me kush”, i autorit Florjan Kalaja, me profesion gjykatës pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vepra “Lirimi me kusht” i kushtohet tërësisht drejtësisë penale dhe për çështjet që trajton cilësohet si një vepër mjaft e vlefshme për Drejtësinë Penale, në koherencë të plotë me zhvillimet normative dhe jurisprudenciale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ftohen të marrin pjesë në ceremoninë e prezantimit të kësaj vepre, studentë të UV-së, veçanërisht studentët e Departamentit të Drejtësisë, pedagogë dhe studiues të çështjeve ligjore.