njoftime

URIM I REKTORIT TË UV PROF. DR. ROLAND ZISI, PËR DITËN E SULLTAN NOVRUZIT.

Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon përtëritjen e jetës, Ju uroj të gjithëve: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!

Shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja!

Festa e Sulltan Nevruzit është festë ku të gjitha qeniet e gjalla i falen Zotit dhe njerëzve iu shtohet dashuria për Zotin, për paqen dhe për mirësinë.

E cilësuar si dita e fisnikërisë bektashiane, kjo ditë simbolizon ringjalljen,e shpresës, duke na bërë të reflektojmë për vlerat e jashtëzakonshme të harmonisë e bashkëjetesës së paqtë mes besimeve fetare në Shqipëri.

Dija, urtësia dhe drejtësia janë tipare të patjetërsueshme, të cilat kanë karakterizuar besimin bektashian ndër shekuj, ndërthurur me ndjenjën e palëkundur të atdhedashurisë.

Përcjellja e këtyre vlerave brez pas brezi mbetet tregues i faktit se, ato do të vazhdojnë të trashëgohen edhe në të ardhmen, në shërbim të shoqërisë.

Verat njerëzore, humanizmi dhe solidariteti, veçanërisht sot, në këtë ditë të shenjtë të bektashizmit, na orientojnë drejt shpresës, optimizmit, paqes e harmonisë.

Në të tilla ditë kuptojmë rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes besimeve fetare, mes etnive, mes kombeve dhe mes vendeve, për të ndërtuar së bashku një botë të paqtë dhe për të dhuruar më shumë dashuri mes njerëzve, më shumë mirëkuptim, harmoni shpirtërore dhe më shumë optimizëm.

Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!

REKTORI I UV-së

Prof. Dr. Roland ZISI