njoftime

Hello Student! Ju ftojmë të bëheni pjesë e një mundësie unike për tu takuar me Skuadrën e Rekrutimeve të Raiffeisen Bank Albania!

Hello Student!

Kemi dëshirë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e një mundësie unike për tu takuar me Skuadrën e Rekrutimeve të Raiffeisen Bank Albania!

Ne besojmë se çdo student ka potencialin për të arritur maksimumin dhe duam t’ju ndihmojmë të zbuloni pasionin dhe dëshirat tuaja.

Ju presim më 29 Mars, ora 10:30 tek Biblioteka e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, “Nermin Vlora, Falaschi”

Do të informoheni mbi mundësitë e ndryshme të zhvillimit të karrierës në organizatën tonë.

Skudra e Rekrutimeve do të ndajë me ju informacion mbi aftësite dhe kualifikimet e kërkuara për të shkëlqyer në role të ndryshme pune si edhe benefitet dhe mundësite për tu rritur vazhdimisht.

Raiffeisen Bank Albania