Aktivitete njoftime

TAKIM AKADEMIK E LETRAR ME PËRKTHYESIN PROF. DR NONDA VARFI

 

Në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Biblioteka “Nermin Vlora, Falaschi”, Ditën e premte, Datë 17. 03. 2023, Ora 12. 00.

Në kuadër të Pranverës Frankofone, Qendra e Gjuhëve të Huaja e Universitetit Politeknik të Tiranës, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Humane dhe Drejtësisë, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, organizojnë një Takim Akademik e Letrar, me përkthyesin, Prof. Dr. Nonda Varfi, mbi Letërsinë Magrebine Frankofone, të shqipëruar nga origjinali prej tij, për lexuesin shqiptar.

Në këtë aktivitet, me pjesëmarrje të studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, mësuesve të gjuhës frënge të Vlorës, dhe lexuesve, do të trajtohen çështje dhe problematika të përkthimit të Letërsisë Magrebine Frankofone në Shqipëri, si dhe vlerësime për autorët e kësaj letërsie, për veprat, vlerat letrare dhe vlerat socio-kulturore që ato mbartin dhe transmetojnë.

Programi:

12 : 00 – Pritje e pjesëmarrësve dhe të të ftuarve, Biblioteka “Nermin Vlora, Falaschi”.

12 : 10 – 12: 20: Fjalë përshëndetëse e Rektorit të Universitetit të Vlorës, Prof. Dr. Roloand Zisi.

12 : 20 – 12: 30: Fjalë përshëndetëse nga Dr. Edita Stojani, (Qendra e Gjuhëve të Huaja, UPT).

12 : 30 – 13: 30: Referim i Prof. Dr. Nonda Varfit, përkthyes i shumë autorëve magrebinë frankofonë në gjuhën shqipe.

13 : 30 – 14. 00: Referim i Prof. Dr. Roland Zisi.

14 : 00 – 14: 30: Studiues të tjerë.

15 : 00 – Mbyllje e aktivitetit.

JENI TË MIRËPRITUR!