njoftime

Konkursi studentor i punimeve artistike dhe artizanale-Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Ju informojme se Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në kuadër të Konferencës së 2-të Ndërkombëtare Studentore “Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme”, do të zhvillohet Konkursi studentor i punimeve artistike dhe artizanale.

Studentët e interesuar mund të sjellin punime në Vizatime, Pikturë, Skulpturë, Qeramikë, Pune me Qëndisje (shtiza, grep, tezgjah, gjergjef), Punime druri, Mozaik, Punime me argjilë, Murale, Grafiti, Punime argjendarie, Punime bizhuterie Etj.

Ekspozita do të mbahet më datë 19 Maj 2023 me Konferencën Ndërkombëtare Studentore, ndërsa punimet duhet të dorëzohen në Universitetin e Elbasanit, te Shtëpia e Pritjes, Kati i 2-të deri më datë 20 Prill 2023.

Mirëpresim punimet e juaja!

Konkursi studentor i punimeve artistike dhe artizanale