njoftime

SENATI AKADEMIK I UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI” VLORË, NDERON SHKRIMTARIN ISMAIL KADARE ME TITULLIN E LARTË AKADEMIK “DOCTOR HONORIS CAUSA”

Me propozim të Rektorit, Prof. Dr. Roland Zisi dhe të Departamentit të Gjuhës Shqipe e Letërsisë, Senati Akademik i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me vendimin Nr. 1, prot. Nr. 140/1, datë 24. 01. 2023, i ka akorduar Shkrimtarit të Shquar Z. Ismail Kadare, Titullin e Lartë Akademik: “DOCTOR HONORIS CAUSA”.

Rektori, njëkohësisht dhe Kryetari i Senatit Akademik të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi, në një takim që pati me Z. Ismail Kadare dhe botuesin e tij Z. Bujar Hudhri, i komunikoi shkrimtarit tonë madh këtë vendim, duke i transmetuar atij Vlerësimin, Konsideratën e Lartë dhe Mirënjohjen e studentëve dhe pedagogëve të UV, si dhe Urimin për një Jetë sa më të gjatë, në  87 Vjetorin e Lindjes.

Ceremonia Solemne Akademike e nderimit, pritet të zhvillohet në fillim të pranverës, në Aula Magna “Rilindja”, të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.