njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për stafin akademik dhe ndihmës akademik/ administrativ me kohë të plotë ë Universitetin Aristoteli të Selanikut (Aristotle University of Thessaloniki) në Greqi.

Thirrje për bursa mësimdhënieje/trajnim për stafin akademik dhe ndihmës akademik/ administrativ me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility Universitetin Aristoteli të Selanikut (Aristotle University of Thessaloniki) në Greqi.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Aristoteli të Selanikut në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënieje/ trajnim.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1. Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en ), si dhe dietën ditore prej 160 Euro/ditë.

Llojet e mobilitetit në Universitetin Aristoteli të Selanikut në nivel Shqipërie përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie.

– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik/ administrativ për trajnim.

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i mobiliteteve: 5 (pesë)

– Periudha e mobilitetit: Semestri Pranverë 2023 (20 Mars deri në 21 Korrik 2023)

Kriteret për aplikantët:

  • Staf akademik/ administrativ me kohë të plotë.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike -Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
  • Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik/ administriv.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Procedura e përzgjedhjes së stafit kalon në tri faza:

1) Faza e Nominimit

     Procedura e përzgjedhjes në UV:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes. Për të garantuar pjesëmarrje prej të gjithë departamenteve përzgjedhja e stafit do të bëhet duke respektuar shpërndarjen sipas rregullit një bursë për departament. Në rastet kur mungojnë aplikime prej çdo departamenti, kuotat e mbetura do të shpërndahen mes aplikantëve duke respektuar renditjen e kandidatëve.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë në Universitetin Aristoteli të Selanikut në Greqi.

2) Faza e aplikimit

  • Vetëm stafi i nominuar do të kontaktohet prej AUTH me udhëzimet e nevojshme për procedurën e aplikimit.

3) Faza e përzgjedhjes nga AUTH

  • Përzgjedhja finale e stafit që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Aristoteli në Selanik, nëpërmjet vlerësimit prej Koordinatorëve Erasmus+ të Shkollave dhe Fakulteteve të këtij universiteti, sipas kritereve të përcaktuara për secilën kategori sipas informacionit të paraqitur në linkun: https://eurep.auth.gr/en/staff/international/teaching/assessment
  • Në përfundim, AUTH do t’i dërgojë UV-së listën e aplikantëve të përzgjedhur. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Certifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (anglisht, niveli B2).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

Afati i fundit i aplikimit është 20/01/2023.

Një informacion i përgjithshëm mbi universitetin pritës gjendet në linkun https://www.auth.gr/en/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_Aristoteli