ANNUNCIO
INCONTRO DEL RETTORE DELL’UNIVERSITÀ DI VALONA CON IL DOTT. SEBASTIANO TONI, DOTTORE COMMERCIALISTA E PRESIDENTE DEL GRUPPO “MONTEFELTRO SRL”, ITALIA
Il 13. 01. 2023, il Magnifico Rettore dell’Università “Ismail Qemali” di Valona, Prof. dr Roland Zisi, ha ricevuto nel suo ufficio, il Presidente della società italiana di consulenza legale e finanziaria “Montefeltro Srl”, Dottore Commercialista Sebastiano Toni. L’incontro si è svolto nell’ambito dell’attività di internazionalizzazione dell’Università di Valona e nell’ambito dei progetti per la creazione di partnership sostenibili con autorevoli entità imprenditoriali europee che possano agevolare la pratica professionale degli studenti, il loro impiego dopo il completamento degli studi e l’assunzione dei laureati dell’Universita di Valona.
Il Mafnifico Rettore, prof. dr Roland Zisi, dopo aver ringraziato il dott. Sebastiano Toni per l’interesse dimostrato all’Università e alla città di Valona, ha rappresentato a quest’ultimo la panoramica dei programmi di studio dell’Università, i percorsi formativi di studio e la tipologia di lauree rilasciate dall’Istituto da lui diretto. Parte di questa presentazione ha riguardato anche le funzioni di cui si occupa il personale accademico dei vari dipartimenti, e le sfide attuali dell’istruzione universitaria in Albania e le collaborazioni con le università europee.
Da parte sua il Dott. Sebastiano Toni ha ringraziato il Magnifico Rettore dell’Università di Valona per l’invito e per l’opportunità concessagli di visitare l’Università “Ismail Qemali” e la città di Valona. Inoltre il dott. Toni ha mostrato grande interesse per i programmi di studio nell’ambito economico, settore di sua competenza.
Il Dott. Sebastiano Toni è uno stimato ed affermato professionista italiano, esperto di bilanci, consulenza in materia fiscale, contabile, giuslavoristica, ecc., nella funzione di consulente di varie società di capitali e imprese. Vanta anche una lunga esperienza accademica ed editoriale. Il Dott. Toni ha insegnato per 14 anni nel corso di “Bilanci di impresa” presso la facoltà di Economia dell’Università di Bologna. Il Dott. Sebastian Toni e la “Montefeltro Srl” eseguono operazioni straordinarie di fusioni, trasformazioni, consulenza specifica per le imprese in campo tributario, societario e finanziario. Il Dott. Toni scrive da tanti anni per riviste specializzate come “Il Fisco”, “Giurisprudenza Tributaria” e “Diritto e Finanza” , in materie di diritto tributario e contenzioso fiscale.
L’incontro si è concentrato principalmente sulla creazione di una partnership sostenibile e produttiva nel campo dello svolgimento della pratica professionale e degli sbocchi occupazioni degli studenti laureati presso la Facoltà di Economia dell’Università di Valona.
Il Dott. Toni ha anche espresso il suo interesse per l’estensione della propria professionalità anche nella città di Valona e in questo contesto, i due si sono impegnati a firmare presto un accordo di cooperazione, che aprirà strade concrete nell’ambito della partnership.
NJOFTIM
TAKIM I REKTORIT TË UV, PROF. DR. ROLAND ZISI ME DOTT. SEBASTIANO TONI, DOTT. COMMERCIALISTA DHE PRESIDENT I GRUPIT “MONTEFELTRO SRL”, ITALI
Në datën 13. 01. 2023 Rektori i UV, Prof. dr Roland Zisi, priti në zyrën e tij, Presidentin e agjensisë së konsulencës ligjore e financiare italiane “Montefeltro Srl”, kontabilist i miratuar, Dottore Sebastiano Toni. Ky takim u krye në kuadër të veprimtarisë ndërkombëtarizuese të UV si dhe përpjekjeve të vazhdueshme për krijimin partneriteteve të qëndrueshme me ente autoritare europiane të biznesit të cilat marrin përsipër kryerjen e praktikave profesionale të studentëve, punësimin e tyre pas përfundimit të studimeve, apo punësimin e të diplomuarve ALUMNI të UV.
Rektori, Prof. dr Roland Zisi, pasi falenderoi Dott. Sebastiano Toni për interesin e treguar ndaj UV dhe Vlorën, i prezantoi atij një pasqyrë të shkurtër të programeve të studimit, cikleve të studimit dhe diplomave që zhvillon dhe lëshon institucioni arsimor universitar që ai drejton. Pjesë e këtij prezantimi ishin edhe fushat në të cilat është angazhuar stafi akademik i departamenteve me qëllim përballimin e sfidave bashkëkohore të zhvillimeve universitare shqiptare dhe europiane.
Nga ana e tij, Dott. Sebastiano Toni e falenderoi rektorin e UV për ftesën e tij e cila i dha mundësi për të vizituar Vlorën dhe Universitetin “Ismail Qemali”. Më tej Dott. Toni, u interesua për programet e studimit në fushën e ekonomisë, fushë e cila është edhe ekspertiza e tij.
Dott. Sebastiano Toni ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Itali. si ekspert bilanci dhe konsulent i çështjeve fiskale, të kontabilitetit, ligjit të punës etj, në funksion të koorporatave dhe kompanive të mesme italiane. Gjithashtu ai ka një përvojë të gjatë akademike dhe publicistike. Dott. Toni ka zhvilluar për 14 vjet lëndën “Bilanci di impresa”, në fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Bolonjes. Dott. Sebastian Toni dhe “Montefeltro Srl” mbështesin bizneset në operacione të jashtëzakonshme si shkrirje, bashkime, kooperime dhe me asistencë specifike për kompanitë në fushën tatimore, korporative dhe fiskale. Dott. Sebastian Toni prej shumë vitesh është një emër i njohur për lexuesit e revistave të specializuara si “Il Fisco”, “Giurisprudenza Tributaria” dhe “Diritto e Finanza” me botimin e artikujve mbi tema që kanë të bëjnë me ligjin tatimor dhe çështjet gjyqësore.
Biseda u fokusua kryesisht në krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe rezultativ mes dy institucioneve në fushë të kryerjes së praktikave profesionale dhe punësimin e studentëve që diplomohen nga Fakulteti Ekonomik i UV. Dott. Toni shprehu gjithashtu edhe interesin e tij për shtrirjen e profesionalizmit të “Montefeltro Srl”, edhe në qytetin e Vlorës dhe në këtë kontekst, të dy drejtuesit u angazhuan për nënshkrimin së shpejti të një marrëveshjeje bashkëpunimi, e cila do t’i çeli rrugën veprimtarive konkrete të partneritetit.