Aktivitete njoftime

NJOFTIM – TAKIM ME REGJISORIN LEKA BUNGO DHE AKTORIN VIKTOR ZHUSTI

Salla “Rilindja”, e hënë, datë 16. 01. 2023, ora 13. 00.

Të dashur studentë dhe pedagogë të UV, dashamirës dhe adhurues të Teatrit.

Ditën e hënë, datë 16. 01. 2023, ora 13. 00, regjisori Leka Bungo dhe trupa e aktorëve që prej disa ditësh po punojnë për të vënë në skenën e teatrit “Petro Marko”, komedinë “Profesionisti”, të ftuar nga Rektori i UV, Prof. dr Roland Zisi  do të ndodhen në Sallën “Rilindja”, për një dialog me studentët dhe pedagogët, lidhur me vlerat e kësaj komedie dhe pë çdo interesim të auditorit  për sfidat e teatrit dhe filmit shqiptar.

Jeni të ftuar të jeni të pranishëm në këtë dialog kulturor me artistët e shquar të teatrit dhe filmit shqiptar!

Premiera e komedisë “PROFESIONISTI”, me regji të regjisorit LEKA BUNGO, do të shfaqet në datën 20. 01. 2023, ora 19. 00, në Teatrin “Petro Marko”, të qytetit të Vlorës,

“PROFESIONISTI”, një Komedi e Trishtë, është një vepër e autorit bashkëkohor serb DUSHAN KOVAÇEVIÇ, (Душан Ковачевић). Personazhet e kësaj komedie interpretohen nga aktorët VIKTOR ZHUSTI, ASTRIT HASANI, ARTAN ISLAMI dhe MATILDA AVDULI.

Skena dhe kostumet janë përgatitur nga DRINI SHEHU ndërsa efektet dhe formulimet muzikore nga ARTUR DHAMO.  Teksti i komedisë “Profesionisti”, në origjinal serbisht “Професионалац”, është shqipëruar nga TIMO FLLOKO. Vënia në skenë është mundësuar nga Bashkia, Vlorë. Sponsorë: Raiffeisen Bank dhe Hotel Partner.

DUSHAN KOVAÇEVIÇ është aktualisht një dramaturg, skenarist, regjisor filmi dhe akademik serb, shumë i njohur dhe i spikatur për skenarët e tij për teatër dhe kinematografi. Komedinë e tij “PROFESIONISTI”, ai e emërton Komedi e Trishtë, sepse vepra është një  retrospektivë e errët dhe tragjikomike e marrëdhënieve mes disidentëve serb dhe Shërbimit të Sigurimit Shtetëror nën regjimin e Slobodan Millosheviçit.

Për shkak të tematikës dhe vlerave universale të saj komedia “Profesionisti”, duket sikur është shkruar enkas edhe për realitetin shqiptar.

Ju mirëpresim!