njoftime

Urimi i Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë,, Prof. Dr. Roland Zisi Në kuadër të festave të fundvitit.

Të dashur sudentë të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë,

Të dashur familjarë të studentëve,

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar autoritete drejtuese, pedagogë dhe personel mbështetës ndihmësakademik dhe administrativ të UV,

Të nderuar bashkëpunëtorë të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë,

Jemi në prag të përfundimit të vitit 2022, vit i cili do të shenjohet në kalendarin e gjithsecilit si një tjetër vit që ikën për t’i uruar mirëseardhjen një tjetër viti.

Në kuadër të festave të fundvitit, me mirënjohjen e thellë, dëshiroj t’ju falënderoj për besimin, mbështetjen, dhe për angazhimin tuaj serioz në përmbushjen e objektivave të Universitetit “ Ismail Qemali” Vlorë gjatë vitit 2022. Padiskutim kjo na motivon dhe njëherazi na vendos të gjithëve përpara përgjegjësisë për të vazhduar e zhvilluar më tej me përkushtim dhe seriozitet punën e bërë deri tani, për të konsoliduar më shumë jetën akademike e sociale të UV, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të cilësisë.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ju, me bindjen time të plotë se të gjithë së bashku edhe në vitin e ardhshëm do të punojmë për të arritur objektivat për standart akademik sa më cilësor.
Jam i sigurt se puna jonë e përbashkët, Universitetit tonë do t’i sjellë të tjera suksese në vitin 2023, për të përballuar sfidat, për të arritur qëllime dhe ndryshime të reja, drejt zhvillimit të mëtejshëm të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, duke kontribuar në edukimin e brezit të ri që përfaqëson të ardhmen e vendit.

Të dashur studentë, dëshiroj që bashkë me urimin kryesor për shëndet të mirë për ju dhe familjarët tuaja, t’ju uroj suksese për vitin 2023!

Ju falenderoj juve dhe familjeve tuaja për besimin që na dhatë duke zgjedhur Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, në rrugëtimin tuaj akademik, shumë të rëndësishëm për formësimin profesional, bashkë me urimin për një Vit të Ri sa më të mbarë e të suksesshëm .

UV, përfaqëson familjen tonë të madhe e cila funksionon përmes standarteve njerëzore, qytetare dhe akademike.

Unë personalisht por dhe në emër të të gjitha strukturave të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, dëshiroj t’ju përcjell urimet më të mira për Festat e Fundvitit: Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2023.

Qoftë një vit i mbarë, me shëndet të mirë e me realizim të aspiratave tuaja njerëzore dhe profesionale.

Gëzuar Vitin e Ri 2023!

Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë
Prof.Dr.Roland ZISI