Aktivitete njoftime ORARI FSH

Aktivitet promocional në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, i realizuar nga Fakulteti i Shëndetit, Departamenti i Infermierisë.

Diabeti është një sëmundje kronike në të cilën trupi nuk mund të prodhoj sa duhet dhe të përdorë me efiçencë insulinën, hormonin që kontrollon dhe mban në nivele normale glukozën në gjak. Sëmundja e diabetit ka kosto të lartë sociale, shëndetësore dhe ekonomike. Nëse nuk trajtohet, diabeti mund të rezultoj në ndërlikime të tilla si Verbimi apo Sëmundjet Kardio-Vaskulare.


Sensibilizimi dhe informimi i popullat
ës në lidhje me diabetin, depistimin e hershëm, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së personave me diabet dhe atyre në rrezik, ishte kryefjala e aktivitetit që u zhvilllua  te Tre Rracat, nga Fakulteti i Shëndetit, Departamenti i Infermierisë.

Të gjithë pjesëmarrësve ju ofrua informacion në lidhje me sëmundjen e diabetit, parandalimin e tij,  si dhe matje falas të glicemisë, presionit arterial, peshës trupore, BMI, pulsit dhe oksigjenit në gjak. Këto matje u realizuan nga studentët e Fakultetit të Shëndetit.