Studentët e Departamentit të Drejtësisë të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, shpallen fitues të konkursit kombëtar Moot Court Albania 2022.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë u shpall fitues në konkursin kombëtar Moot Court Albania 2022.
Konkursi zhvillohet çdo vit nga Qendra Europiane dhe Civil Right Defenders, në formën e gjyqit simulues me pjesëmarrjen e studentëve të drejtësisë të Universiteteve publike dhe private në Shqipëri. Skuadrat përfaqësuese kalojnë në tre faza konkurimi, në të cilat studentët e Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e Vlorës u vlerësuan me pikët më të larta.
Faza e parë: Paraqitja e argumentave me shkrim
Departamenti i Drejtësisë, UV mori 95.5 pikë, pikët më të larta të këtij raundi.
Në gjysmëfinale u kualifikuan gjashtë Universitete:
Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës u përball me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, në të cilën skuadra përfaqësuese UV fitoi 82 pikë kundrejt 55 pikëve të skuadës kundërshtare.
Në finale u kualifikuan dy Universitete:
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përballë New York University.
Skuadra e Departamentit të Drejtësisë u shpall fituese dhe fitoi të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë në nivel rajonal, që do të zhvillohet në Mal të Zi 2023.
Skuadra përfaqësuese e Departamentit të Drejtësisë, UV përbëhet nga studentët:
Indrit Lita
Klaudia Imeraj
Eugerta Gropa
Klaudia Brakaj
Lidia Agalliu
Bianka Kananaj
Nën udhëheqjen e Dr. Jonida Mehmetaj.
Skuadra përfaqësuese e Departamentit të Drejtësisë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ka fituar tre herë konkursin kombëtar Moot Court Albania, në vitin 2017, 2019 dhe 2022.