njoftime

NJOFTIM “PËR APLIKIMET PËR PËRFITIMIN E MBESHTETJES FINANCIARE PËR VITIN AKADEMIK 2022-2023”

PËR APLIKIMET PËR PËRFITIMIN E MBESHTETJES FINANCIARE PËR  VITIN AKADEMIK 2022-2023”

( PËR STUDENTËT E VITIT TË PARË (STUDENTET E CIKLIT BACHELOR DHE STUDENTËT E PROGRAME TE INTEGRUARA) QË NUK JANË NJËKOHËSISHT PËRFITUES TË NDONJË FINANCIMI TJETËR)

Bazuar në VKM nr. 386, datë 01.06.2022 “Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer që ndjekin këto programe studimi”, njoftojme se:

Studentet mund te aplikojne për përfitimin e mbështetjes financiare me dokumentacionin vertetues sipas kritereve te caktuara, prane Zyres se Studentit ne fakultetin e tyre, ne momentin e regjistrimit.

KATEGORITE PËRFITUESE.

Do te aplikojne studentet qe jane regjitruar kete vit akademik 2022-2023, të cilët nuk janë njëkohësisht përfitues të  ndonjë financimi tjetër nga shteti shqiptar dhe qe plotesojne nje nga keto kritere:

  • Studenti qe  ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00 dhe në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore është vlerësuar me jo më pak se nota e shkallëzuar 9.5 deri në 10.00.
  • Studenti eshte fitues i njërit prej tri çmimeve të para në olimpiadat ndërkombëtare të arsimit parauniversitar, me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse, pavarësisht notës mesatare, kur pranohet në programe studimi, që lidhen me lëndën/t/disiplinën ku ka fituar çmimin
  • Studenti, i cili ka zgjedhur të ndjekë një prej programeve të studimit, që përbën prioritet kombëtar dhe që ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare, jo më pak se 8.5, përfshirë notën e përshkallëzuar të provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore.

Programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë janë:

  1. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
  2. Biologji
  3. Kimi
  4. Fizikë
  5. Matematikë
  6. Matematikë-Fizikë
  7. Inxhinieri Navale
  8. Navigacion
  9. Menaxhim Turizmi

Dokumentat qe duhet te dorezojne studentet duhet te jene origjinale ose kopje te njehsuara me origjinalin: 

  • Kerkesa per aplikim (Disponohet pranë zyrave të studentit)
  • Dokument identifikimi
  • Diploma dhe certifikata e matures shteterore
  • Vertetim nga institucioni public i arsimit te larte, qe aplikanti eshte pranuar ne nje program studimi
  • Certifikaten e operfitimit te olimpiades sipas kerkesave te shkronjes “c”, pika 2 te vendimit nr. 386, datë 01.06.2022 te Keshillit te Ministrave.

Dorëzimi i formularit dhe i dokumentacionit do të kryhet pranë zyrave të studentit të çdo fakulteti, çdo ditë ora 10.00-13.00 .

Afati i dorëzimit të dokumentave është data 30.12.2022

FORMULARI I APLIKIMIT KU INFORMOHENI EDHE PER DOKUMENTACIONIN QE DUHET TE DOREZOJE STUDENTI  MUND TE SHKARKOHET KETU :

Formular aplikimi per perfitim te mbehtetjes financiare