njoftime Thirrje

Aplikimet për bursa mbi Master Evropian në Shëndetin Publik prej Erasmus Mundus

Masteri Evropian Europubhealth+ në Shëndetin Publik është një program me diplomë të dyfishtë i ofruar nga një konsorcium prej 8 universitetesh evropiane dhe i mbështetur nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian si Master i Ekselencës që nga viti 2006.

Ky program, është një program multidisiplinar dyvjeçar i ofruar në një mjedis unik multikulturor. Ai u drejtohet studentëve me prejardhje të ndryshme (shkenca shëndetësore, shkenca sociale, menaxhim ose inxhinieri) me një diplomë Bachelor ose ekuivalente, të cilët dëshirojnë të ndjekin një karrierë në shëndetin publik në nivel lokal, kombëtar ose ndërkombëtar.

Trajnimi zhvillohet në të paktën dy vende të ndryshme evropiane dhe mësohet në anglisht dhe/ose spanjisht dhe/ose frëngjisht në varësi të universitetit pritës. Viti i parë i kushtohet kompetencave thelbësore të shëndetit publik. Për vitin e dytë, studentët mund të zgjedhin një nga 7 specializimet që ofrohen, që korrespondon me fushat kryesore të shëndetit publik.

Konsorciumi ofron bursa Erasmus Mundus deri në 46,000 € për kandidatët më të mirë nga të gjitha vendet.

Për t’u kualifikuar për këto bursa, studentët duhet vetëm të plotësojnë kërkesat e përshtatshmërisë për Programin Master dhe të paraqesin një aplikim online përpara datës 11 Janar 2023.

Më shumë informacion  gjeni në linket:

https://www.europubhealth.org/

https://www.linkedin.com/posts/europubhealth_balkans-gulfcountries-centralasia-activity-6998571101194735616-id2k?utm_source=share&utm_medium=member_desktop