Në datën 5 Nëntor 2022 u zhvillua me sukses në ambjentet e sallës Rilindja, në Universitetin e Vlorë, Konferenca e Dytë Studentore e organizuar nga Departamenti i Infermierisë, pranë Fakultetit të Shëndetit në Universitetin e Vlorës.
Edhe pse një mot i keq, studentët ishin të shumtë në numër dhe e mbushën plot e përplot sallën “Rilindja”, duke treguar interes dhe dëshirë për të dëgjuar temat e referuara nga shokët e shoqet e tyre studentë të Infermierisë.
Konferenca kishte qëllimin e mirë për t’u dhënë zë punëve studimore të studentëve të këtij fakulteti, për t’i bërë ata të ndihen të angazhuar në jetën akadamike, duke i dëgjuar për të rejat e kerkimit shkencor ne fushen e infermieristikes, për të përmbushur objektivin e përbashkët staf akademik – student, në tërheqjen e sa më shumë studenteve për të dhënë kontribut në të gjitha fushat e shëndetësisë në vendin tonë.
Në këtë konferencë u referuan 20 tema të cilat ishin të fokusuara;
në situatën e pandemisë së COVID-19 që kaloi mbarë bota si edhe vendi ynë, dukë dhënë dëshimi konkrete dhe praktike të kujdesit infermieror,
në kujdesin infermieror dhe kërkimin infermieror gjithëpërshirës si edhe në
kujdesin për nënën, fëmijën, familjen dhe kërkimi shkencor infermieror në këtë drejtim.
Pjesëmarrës në këtë konferencë krahas studentëve të të gjitha cikleve, ishin edhe infermierë, mami, fizioterapistë , logopedistë, dhe teknikë laboratory, të punësuar në shërbimin shëndetësor në qytetin e Vlorës por edhe të Fierit.
Ky aktivitet është i akredituar edhe nga ASCK (Agjensia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror).