njoftime

Organizohet konferenca e II studentore me temë: “Integrimi i evidencave të kërkimit shkencor në përmirësimin e kujdeseve infermierore II”.

Në datën 5 Nëntor 2022, Departamenti i Infermierisë, Fakulteti i Shëndetit, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, organizon konferencën e dytë studentore me temë:

“Integrimi i evidencave të kërkimit shkencor në përmirësimin e kujdeseve infermierore II”.

Kategoria e pjesëmarrësve në këtë konferencë janë infermierë, mami, fizioterapistë, logopedistë, teknikë laboratori.

Ky aktivitet kërkon të pasqyrojë rezultatet e kërkimit shkencor të realizuar, me qëllim përmirësimin e kujdesjeve infermierore.

Aktiviteti është i akredituar me 6 kredite nga ASCK (Agjensia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror), ose ish-QKEV.

Konferenca do të zhvillohet në sallën “Rilindja” , Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, më datën 5 Nëntor 2022, ora 8.30 – 16. 00.

Për regjistrime dhe më shumë informacion kontaktoni në:

0697335758 dhe 0688674757

E-mail: evismemushi@yahoo.com