Në datat 17-21 Tetor 2022, u zhvillua në mjediset e Bibliotekës një aktivitet në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit tonë me Universitetin Bujqësor të Tiranës, si dhe në vijim të zbatimit të projektit Erasmus+, SUCCESS. Aktiviteti i organizuar nga UBT në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) kishte ne fokusin e vet transferimin e njohurive përmes trajnimit të ekstensionistëve në funksion të aplikimit të njohurive të reja në praktikat e prodhimit dhe marketingut.
Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli, Zv. Rektor për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin Institucional të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërmjet institucioneve tona. Profesorë të ndryshëm të UBT ishin pjesë e këtij aktiviteti interesant. Po kështu, Zv/Dekane për Kërkimin Shkencor pranë Fakultetit të Ekonomisë e njekohesisht kordinatore e UV per projektin SUCCESS, Prof.Assoc.Elenica Pjero (Beqiraj) prezantoi platformëen e bashkëpunimit rajonal KALCESS.NET dhe ftoi përfaqësuesit e pranishëm të rregjistrohen e të bëhen pjesë e kësaj platforme. Platforma KALCESS.NET është frut i projektit SUCCESS dhe synon të bashkërendoj interesat e universiteteve, studentëve dhe kompanive/bizneseve/institucioneve për një bashkëpunim të qëndrueshëm me synim rritjen e punëzënies së të diplomuarve.
During October 17-21, 2022, an activity took place in the Library’s premises within the framework of our University’s cooperation with the Agricultural University of Tirana, as well as following the implementation of the Erasmus+ SUCCESS project. The activity organized by UBT in cooperation with the Ministry of Agriculture and Rural Development (MADR) had as its focus the transfer of knowledge through the training of extensionists in order to apply new knowledge in production and marketing practices.
The meeting opened with the welcoming speech of the Vice-Rector for Scientific Research and Institutional Development of University “Ismail Qemali”, who emphasized the importance of cooperation between our institutions. Different professors of UBT were part of this interesting activity. The Vice Dean for Scientific Research at the Faculty of Economy and the UV coordinator for SUCCESS project, Prof. Assoc. Elenica Pjero (Beqiraj) presented the regional cooperation platform KALCESS.NET and invited the different representatives to register and participate to this platform. The KALCESS.NET platform is the fruit of the SUCCESS project and aims to coordinate the interests of universities, students and companies/businesses/institutions for a sustainable cooperation with the aim of increasing the employability of the graduates.