Thirrje për mobilitete mësimdhënie/ trajnim në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA International Credit Mobility në Eszterhazy Karoly Catholic University ne Eger, Hungari:
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Eszterhazy Karoly Catholic University ne Eger, Hungari në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107, fton stafin e UV-së të aplikojë për mobilitet mësimdhënieje/trajnimi pranë Institutit të Studimeve Angleze dhe Amerikane të këtij universiteti.
Numri i bursave për mësimdhënie :2 (dy )
Numri i bursave për trajnim : 1 (një )
Kosto e udhëtimit: 275 Euro
Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Dieta ditore: 140 Euro/ditë
Periudha e mobilitetit: Mobiliteti është për një periudhë 5 ditore, përfshirë 2 ditë udhëtimi përgjatë vitit akademik 2022-2023.
Kriteret për aplikim për mësimdhënie/trajnim:
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
- Të jetë i fushave: 0232 Letërsi dhe Gjuhësi
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).
Kriteret e përzgjedhjes së stafit:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore).
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
- Pjesëmarrje në mobilitete.
Kritere shtesë:
- Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Eszterhazy Karoly Catholic University ne Eger, Hungari
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- CV vetjake në gjuhën angleze.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtëme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën elektronike:
armela.panajoti@univlora.edu.al;
international@univlora.edu.al.
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, kati I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është data 04.11.2022.
Më shumë informacion rreth Eszterhazy Karoly Catholic University ne Eger, Hungari mund ta gjeni në faqen e internetit:
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund kontaktoni me Koordinatorin akademik të marrëveshjes :
Prof.As Armela Panajotin në adresën elektronike armela.panajoti @univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në international@univlora.edu.al.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!