NJOFTIM
“PËR APLIKIMET PËR PËRFITIMIN E BURSAVE PËR VITIN AKADEMIK 2022-2023”
(PËR STUDENTËT E PROGRAMEVE PROFESIONALE, STUDENTËT E CIKLIT BACHELOR DHE STUDENTËT E PROGRAMEVE TË INTEGRUARA)
Bazuar në VKM nr. 39, datë 23.01.2019 “Për disa ndryshim enë VKM nr. 903, datë 21.12.2016, Për përcaktimin e kritereve dhe përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programet e studimit në fushat prioritare dh estudentët në nevojë», njoftojme se:
Studentet mund te aplikojne per burse me dokumentacionin vertetues sipas kritereve te caktuara, prane Zyres se Studentit ne fakultetin e tyre, ne momentin e regjistrimit ose ne momentin e plotesimit te kritereve dhe dokumentacionit.
Pagesa e burses behet prej fillimit te vitit akademik ose ne muajin pasardhes, nga moment i aplikimit te studentit gjate vitit akademik.
Bursa eshte 10000 leke dhe jepet ne llogarine bankare te studentit, pas verifikimit te frekuentimit te tij ne sekretari.
KATEGORITË PËRFITUESE
I.STUDENTË EKSELENT
1) Studentët e pranuar në vitin e pare akademik me note mesatare vjetore 9 – 10 nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë .( Kjo kategori percaktohet sipas listës së studentëve që plotësojnë kriterin e notes mesatare të hartuar dhe të dërguar nga QSHA prane MASR).
2) Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, me note mesatare vjetore të ponderuar
9 -10 të vitit akademik paraardhës, përllogaritur me kreditet dhe notat e atij vitit akademik.
(Mesataret do te nxirren nga sekretarite ne Insitutucionet Publike të Arsimit të Lartë.)
2. STUDENTE NGA SHTRESA NE NEVOJE.
1.Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike.
2)Bashkëshortët që kanë fëmijë, dhe janë të dy studente.
3) Studentët, persona me aftësitë kufizuara, te vërtetuar nga Komisioni Mjeksori Caktimit te Aftesisë për Punë (KMCAP), përfitues të pagesës së aftësisësë kufizuar.
4) Studentët që kanë të pakten njerin prind me aftësi të kufizuar, te vërtetuar me vendim të Komisionit Mjeksor të Caktimit te Aftësisë për Punë (përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar).
5).Studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë.
6) Studentët që kanë njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton.
7) Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë.
8) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç
9) Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, deri në moshën 25 vjeç.
10) Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç;
11) Studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.”
12).Studente nga komuniteti rome ose egjiptian, te deklaruar me ane te vetedeklarimit.
13) Studentet femijet e ish- te denuarve dhe ish-te perndjekurve politike nga sistemi komunist ose femije me prinder te denuar me heqje lirie.
Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, pa korrigjime, origjinal ose fotokopje të noterizuara dhe brenda 3 muajve të fundit.
Studentët nuk përfitojne bursë apo humbasin të drejtën e përfitimit në rast se:
- Nuk kane plotesuar kreditet per te kaluar ne vitin pasardhes .
- Janë ndarë nga trungu familjar;
- Familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;
- Vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi(Me perjashtim te studenteve te shkelqyer).
Dorëzimi i formularit dhe i dokumentacionit do të kryhet pranë zyrave të studentit të çdo fakulteti, çdo ditë ora 10.00-13.00 .
FORMULARI I APLIKIMIT KU INFORMOHENI EDHE PER DOKUMENTACIONIN QE DUHET TE DOREZOJE STUDENTI MUND TE SHKARKOHET KETU .
Formulari per aplikimin per trajtim me burse 2022-2023