njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për studentët në Universitetin Teknologjik Riga, Letoni.

Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Teknologjik Riga, Letoni.

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Universitetin Teknologjik të Rigës në Letoni, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për të përfituar 4 (katër) bursa studimi për periudhë 5 (pesë) mujore në Universitetin Teknologjik të Rigës në Letoni për semestrin pranverë të vitin akademik 2022-2023.

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në Universitetin Teknologjik të Rigës në Letoni, por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i bursave të studimit për Shqipërinë: 4(katër)

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor 800 EUR/muaj;
  • Shpenzimet e udhëtimit 275 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikantët:

  1. Të jeë studentë të vitit të dytë/tretë në Bachelor në Informatik, Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni
  2. Të jenë studentë të ciklit të dytë të studimeve në Shkenca Kompjuterike.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit “Erasmus+” KA107 International Credit Mobility’’, sipas fushave të mëposhtme duke respektuar shpërndarjen e barabartë të numrit të bursave për çdo program studimi (1 bursë/ program). Në rastet kur mungojnë aplikime për çdo program studimi bursat e mbetura do të shpërndahen mes aplikantëve duke respektuar meritën akademike:

  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore.
  • Pjesëmarrja në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.

Kritere të tjera shtesë:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Procedura e përzgjedhjes së studentëve:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë UC.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues/pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Dokument që vërteton njohjen e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2 (nëse e dispononi).
  • Letër motivimi.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
  • international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 25/10/2022.

Një informacion i përgjithshëm mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve gjendet në:

https://www.rtu.lv/en

https://international.rtu.lv/course-list-for-exchange-studies/

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit pritës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR APLIKIMI STUDENT (3) (3)