Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.77 datë 26.09.2022 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
Personel akademik me kohë të plotë, për vitin akademik 2022-2023, pranë Qendrës Kërkimore Shkencore të Shëndetit Publik në Fakultetin e Shëndetit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
1. Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: seminare në lëndët paraklinike.
2. Kërkim shkencor individual dhe në grup.
3. Mbështetje për nevojat e Departamentit.