njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ mësimdhënieje për stafin akademik në Universitetin e Debrecenit ( University of Debrecen) në Hungari.  

Thirrje për bursa mësimdhënieje për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Debrecenit ( University of Debrecen) në Hungari.  

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim  me Universitetin e Debrecenit ( University of Debrecen) në Hungari në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA107, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënieje.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1. Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë

– Numri i mobiliteteve: 6 (gjashtë)

– Periudha e mobilitetit: Viti akademik 2022-2023

Kriteret për aplikantët:

Stafi akademik duhet të jetë i fushave Arts e Humanities 0288 sipas kodifikimit të ISCED. Mobiliteti do të kryhet pranë Institutit të Studimeve Angleze dhe Amerikane.

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike -Titulli akademik/ Grada shkencore.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin
  • Certifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (anglisht, niveli B2) – Përjashtohet nga ky detyrim personeli akademik i gjuhës angleze.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:

armela.panajoti@univlora.edu.al  

international@univlora.edu.al

  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 30/09/2022.

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit pritës.
  • Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit prites për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Më shumë informacion për Universitetin e Debrecenit (University of Debrecen) në Hungari mund të gjeni në faqet e internetit:  

https://www.edu.unideb.hu/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_ (3)