Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH).
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Aristoteli (AUTH) në Selanik, Greqi, hap thirrjen e dytë për mobilitete studentësh në kuadër të Programit Erasmus+ ICM (2020-2022). Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e UV-së të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.
Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus + ICM për mobilitet studimi.
Numri i mobiliteteve për studim për universitetet shqiptare: 2 (dy)
Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë 2023”, (Shkurt – Qershor 2023)
Bursa mujore: 850 EUR/muaj
Kosto e udhëtimit: 180 Euro
Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikantët:
- Të jetë student “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë) në: Biologji, Ekonomiks.
- Të jetë student “Master” në: Programi i integruar 5-vjeçar në Drejtësi, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Administrative, E Drejtë Penale, Biologji Mjedisore, Ekonomiks.
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B1 ose të zotërojë mirë gjuhën që zhvillohen programet e studimit në universitetin pritës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim ne UV:
- Formular aplikimi( sipas modelit bashkelidhur)
- Kopje të pasaportës
- Vërtetim studenti
- Transkript notash.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës Angleze minimumi niveli B1.
- Letër motivimi
- Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar, nese disponon
- Dokument që vërteton që studenti është anëtarë i komunitetit rom ose egjiptian, nese disponon
- Dokument që verteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihme ekonomike ose bursë nga shteti, nese disponon.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit ne UV kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
- international@univlora.edu.al
- mechili@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 26/09/2022.
Procedura e përzgjedhjes së studentëve:
Përzgjedhja e studentëve kalon në tre faza:
- Nominimi prej UV-së:
- Ngrihet një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë studentët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje si dhe skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’sipas kritereve të mëposhtme:
– Merita akademike.
– Kompetenca gjuhësore.
– Pjesëmarrja në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.
Kritere të tjera shtesë:
– Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
– Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Për të garantuar pjesëmarrje prej të gjithë programeve të studimit përzgjedhja do të bëhet duke respektuar shpërndarjen e barabartë të numrit të bursave për çdo program studimi (1 bursë/program). Në rastet kur mungojnë aplikime për çdo program studimi bursat e mbetura do të shpërndahen mes aplikantëve duke respektuar renditjen e tyre.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë në Universitetin Aristoteli në Selanik në Greqi.
- Faza e aplikimit prane AUTH:
- Vetëm studentët e nominuar prej UV-se do të kontaktohen prej AUTH me udhëzimet e nevojshme për proçedurën e aplikimit.
- Aplikimi prane AUTH do te kryeht online ne sistemin e tyre ne periudhen 10-25 Tetor 2022, ku do tju kerkohet te ngarkoni dokumentat e meposhtem:
- a) 1 foto
- b) Marreveshjen lendore (Learning Agreement for Studies in English) e plotesuar dhe e firmosur vetem prej UV. Ju do te duhet te perzgjidhni 30 kredite. Ju lutem shkarkoni dhe plotesoni modelin e LA sipas linkut: https://eurep.auth.gr/sites/default/files/informative-material/Learning%20agreement_Incoming_International.doc
- c) C.V. (ne Anglisht). Ju mund te perdorni modelin e CV sipas Europass
- d) Transcripti i notave(ne Anglisht)
- e) Certificate e gjuhes se huaj
- f) Diploma e studimeve bachelor (vetem per studentet e programeve master)
- Përzgjedhja prej AUTH.
- Përzgjedhja finale e studentëve që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Aristoteli në Selanik, nëpërmjet vlerësimit prej Koordinatorëve Erasmus+ të Shkollave dhe Fakulteteve të këtij universiteti. Koordinatorët do të vlerësojnë performancën akademike të studentëve, nivelin e tyre të gjuhës si dhe marrëveshjen e tyre lëndore.
- Nëse përzgjidheni, do të njoftoheni nga AUTH në adresën tuaj të email-it dhe do të merrni një Letër Pranimi e cila është e nevojshme për te aplikuar për vizë.
Më shumë informacion për Universitetin Aristoteli referohuni në linkun:
ose
http://qa.auth.gr/en/studyguide
Katalogun e kurseve mund ta gjeni në faqen e internetit:
https://eurep.auth.gr/en/students/info/courses
Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatorin akademik të marrëveshjes ndërinstitucionale, Phd Enkelejd Mehilli: mechili@univlora.edu.al
ose
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë ose në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR-APLIKIMI-STUDENT- (1) (2)